Kanë qenë po familjarët ata që kanë siguruar foton, bashkangjitur me thirrjen ndaj çdo qytetari që mund të ketë informacion mbi zhdukjen e alpinistit.
Sipas informacionit të marrë nga autoritetet italiane, ky shtetas po zhvillonte një vizitë turistike në Mal të Zi dhe që nga data 8 gusht rezulton i humbur në një zonë malore në afërsi të kufirit me Shqipërinë, ku po zhvillonte një ekskursion.
Nga autoritetet malazeze janë zhvilluar operacione kërkimi, por pa ndonjë rezultat, ndërsa nga familjarët e të humburit dhe autoritetet malazeze nuk përjashtohet mundësia, që ky shtetas të ketë kaluar në territorin e vendit tonë.
Krahas organizimit të shërbimeve për gjetjen e këtij shtetasi, Policia e Shtetit kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve, kryesisht në zonat në afërsi të kufirit.
Për çdo informacion mbi këtë shtetas qytetarët mund të telefonojnë në numrin 129.
(Gre.M/Shqiptarja.com)