Zhdukja e Elvis Troqes në Repolitix/ Gazetari Artan Hoxha: Ata që e kanë bërë kanë patur garanci të madhe

Zhdukja e Elvis Troqes dhe intervista e babait të tij, Krenar Troqe, kanë qenë tema e diskutimit në emisionin RepolitixReport Tv. Të ftuarit e mbrëmjes së sotme kanë qenë gazetari që ka intervistuar Troqen, Artan Hoxha, gazetarët Poli Hoxha, avokati Idajet Beqiri dhe ish-polici Ilir Gjoci.

Gazetari Artan Hoxha ka thënë se fakti që zhdukja e Troqes ka ndodhur në një ambient të hapur, është tregues se personat që e kanë bërë kanë patur një garanci të madhe. Gazetari Poli Hoxha ka thënë se ngjarja lidhet me mbjelljen dhe trafikun e drogës, ndërsa për avokatin Idajet Beqiri kriminaliteti është në nivele alarmante në Vlorë.

Diskutimet në Repolitix:

Ilir Gjoci: Ka nje rritje të krimit të organizuar. Ata që e kanë bërë këtë krim nuk lenë gjurmë. 

Gazetari Artan Hoxha: Ne kemi vetëm këtë fragment. Po ta shohësh në këtë rast më shqetësuese është siguria. Fakti që është bërë kaq hapur, mua më tremb. Kjo tregon se ka një garanci të madhe nga ata që e kanë bërë. 

Ilir Gjoci: Kjo tregon që policia nuk e ka situatën nën kontroll. 

Avokati Idajet Beqiri: Kjo është fushë problematike. Ka krime të rënda që bëhen. Ka disa lloje formash edhe të vrasjes edhe të rrëmbimit edhe të vetëgjyqësisë. Vlora është e goditur rëndë, ajo që vë re unë është se policia nuk është në nivelin që duhet. Është mësuar me atë situatë dhe është përshtatur me krimin. 

Gazetari Poli Hoxha: Dua të them se e gjithë kjo ka të bëjë me një bilanc që po i bëhet atij operacioni. U investua u hodh lekë i madh tek kanabisi, në momentin kur ndryshuan gjërat filluan të ndodhin. 

Gazetari Artan Hoxha: Janë nga Vlora por familja e Elvis Troqes thotë se nuk njihen personi që dyshohet se ka patur konflikt dyshohet se është bërë nga ata. I njëjti prokuror po i heton të dyja, Krimet e Rënda kanë kthyer dosjen mbrapsht.

Gazetari Poli Hoxha: Këtu dua t’a kap se po biem në kurth. Këtu është diçka përtej, diçka më e rëndë. s’bëhet fjalë për një rrëmbim, bëhet fjalë për shumë të zhdukur. gjithë Vlora e di shumë mirë se kush fshihet pas kësaj vrasjeje. Krimi më i madh në këtë histori është se këto dosje duhet të bashkohen. Brenda kësaj dosjeje është dhe vrasja e Edison Harizajt, vrasje në Belgjikë. Këta ça po presin? I kanë bërë kurth, hajde vëlla të të jap diçka. I është futur koka në thes? Çfarë ka ndodhur?

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:18
‘'Martohen' edhe me tezen’, Idajet Beqiri tregon si po fshihen kriminelët: Po marrin mbiemrat e grave

Avokati Idajet Beqiri tha në emisionin "Repolitix"Report Tv se personazhet e botës së krimit po bëjnë gjithçka për t'i shpëtuar përballjes me drejtësinë. Beqiri zbuloi për herë të parë trukun që po përdorin elementët e krimit, duke ndryshuar mbiemrin. Sipas tij, segmente të caktuara arrijnë deri aty sa bëjnë martesa juridike edhe me tezet e tyre, thjesht e vetëm për të marrë një mbiemër tjetër, për të dalë të pastër nga njollat me ligjin dhe kjo është kthyer në fenomen. 

Po ndodh një fenomen tepër i rrezikshëm në Shqipëri. Kriminelët po marrin mbiemrat e grave. Kjo po bëhet masive. Kriminelët më të rrezikshem kanë mbiemrat e grave. Nuk i kanë gra të vërteta, por martesën e bëjnë vetëm për të ndryshuar mbiemrin. Bie fjala, e ka teze, ka marrë 'grua' tezen e vet... Thjesht i ka marrë mbiemrin dhe i është zhdukur mbiemri problematik që ka pasir. 18 vjeçe ajo, u martua me atë 45 vjeç, i mori mbiemrin ky dhe u zhduk...del i pastër tashmë ky. Por kjo është bërë masive. Shteti duhet të lëvizë, duhet të marrë masa.  

Idajet Beqiri, avokat

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm