TIRANE - Për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, 17 vjet më parë, prokuroria kërkoi sot dënimin me 13 vite burg për Ilir Kumbaron, ish-kryetar dege në SHIK dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish kreut të SHIK Bashkim Gazidede. Ndërsa tërhoqi akuzat për Arben Sefgjini ish-zëvendësdrejtor në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë dhe Avni Koldashin, ish-shefi i bazës nr.10 të vëzhgimit në SHIK, duke i shpallur të pafajshëm.
Sot paradite në një nga sallat e gjyqit, të Gjykatës së Krimeve të Rënda, në Tiranë, prokurorja Elizabeta Imeraj kërkoi dënimin me 13 vite burg të Ilir Kumbaros me argumentimin se ka "marrë pjesë në mënyrë aktivite në cdo faze, të ruajtjes, të shoqërimit të marrjes në pyetje. Ka qenë i pranishëm në përdorimin e dhunës fizikë dhe psiqike në dëm të Remzi Hoxha, Abdyl Loshajt dhe Ziso Kristopullit"
Ndërsa për Arben Sefgjinin, e Avni Kolldashin prokuroria tërhoqi akuzën, pasi sipas prokurories Imeraj "Akuzat nuk provohen.
ARDIAN HOXHA: BERISHA PENGOI ZBARDHJEN E VRASJES
Menjëherë pas seancës familjarët akuzuan kryeministrin Berisha për mos zbardhjen e së vërtetës së ngjarjes së ndodhur në tetor të 1995, dhe përsërisin se do të bëjnë vetëgjyqësi. "Procesin e zbardhjes e pengoi Sali Berisha. Do të zbatojmë ligjin e Kanunit për të implikuarit në rrëmbimin e babait tonë. Ka më shumë prova për rrëmbimin se ato që paraqiti prokuroria."- tha Ardian Hoxha, djali i biznesnemit të zhdukur.
ASNJE I PANDEHUR NE SALLEN E GJYQIT
Në fillim të procesit në bankën e të pandehurve prokuroria dërgoi tre ish zyrtarë të SHIK, mes tyre dhe ish zvdrejtorin e SHIK të Tiranës, Arben Sefgjini. Por në seancën e sotme nuk ishte i pranishëm asnjë i pandehur. Ilir kumbaro, Avni Kolldashi e Arben Sefgjini u përfaqësuan nga avokatët e tyre mbrojtës. Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm vetëm familjarët e biznesmenit të rrëmbyer.
Në përfundim të leximit të pretencës trupi gjykues vendosi datën23 tetor për seancën e radhës. Për Ilir Kumbaron gjykata ka vendosur të njoftohet për pretencën me anë të avokatit të tij, për aq kohë sa është person i shpallur në kërkim dhe i fshihet drejtësisë.
ZHDUKJA PA LENE GJURME E ILIR KUMBAROS, DHE KU NDODHEN SEFGJINI E KOLDASHI
Ish-kryetari degës në SHIK, Kumbaro ishte strehuar në Angli dhe për 12 vite jetonte nën emrin e kosovarit Shaqa Shatri. Kjo deri në korrik të 2012 kur autoritetet britanike iu përgjigjën Gjykatës së Krimeve të Rënda se Kumbaro nuk gjendej dhe për këtë arsye pyetja e tij dhe më pas ekstradimi në Tiranë për llogari të procesit ndaj Remzi Hoxhës nuk mund të realizohej. Arben Sefgjini aktualisht mban postin e Drejtorit të Shërbimit të provës pranë Ministrisë së Drejtësisë, ndërkohë që Avni Koldashi për momentin nuk mban ndonjë post në administratën shtetërore.
ME 21 TETOR 17 VJET ERRESIRE
Më 21 tetor mbushen 17 vjet nga zhdukja e mistershme e biznesmenit shqiptaro-maqedonas. Remzi Hoxha sipas dosjes së prokurorisë u rrëmbye në rrugën "Siri Kodra", afër një magazine që ndodhet tek zona e quajtur "Frigoriferi". Persona civilë i kishin kërkuar atij që të shkonte me ta, dhe pasi e kishin futur në një automjet ai është transportuar në sekret të plotë, në bazën e SHIK në Lezhë. Pikërisht në këtë bazë, ishin shoqëruar edhe dy persona të tjerë shtetasi Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopuli, të cilët së bashku me Remzi Hoxhën sipas prokurorisë (pretendimet e akuzes ne fillim të procesit gjyqësor) u torturuan me metoda çnjerëzore, nga të pandehurit Ilir Kumbaro, Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi.
Loshaj, është hedhur nga kati i tretë i godinës, dukë kërkuar të vetëvritet vetëm për t'i shpëtuar torturave çnjerëzore, ndërsa fati i Remzi Hoxhës, ende mbetet mister. Prokuroria ka ngritur dyshime se biznesmeni ka vdekur si pasojë e torturave dhe se trupi i pajetë i tij mund të jetë zhdukur nga të pandehurit në një vend që ende dhe sot nuk dihet.
GJYQI QE NISI NE 2008
Procesi gjyqësor nisi që në maj të 2008-tës në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe po shkon drejt fundit në këtë shkallë gjyqësori. Të pandehurit u gjykuan në gjendje të lirë, pasi afatet e paraburgimit përfunduan në vitin 2001.
PDF: Ja faksimilet e pretencës së prokurorisë të cilat iu dorëzuan sot gjykatës nga prokurorja Elizabeta Imeraj.
/Shqiptarja.com

Deshmia e djalit te Rezmi Hoxhës: Kumbaro e di ku ndodhet trupi i babait tim