Ilir Kumbaro, ish-kreu i SHIK në Tiranë, dyshohet se jeton në qytetin e Cardiffit, në Britaninë e Madhe. Pas një rrëfimi të gjatë për të përditshmen “Dita” nga gazetari Muhamed Veliu për dinamikën e zhdukjes së Ilir Kumbaros, mbërrin dëshmia e parë se ku ish-drejtori i SHIK mund të fshihet.
Mesditën e sotme në llogarinë e Instagramit të gazetarit Veliu një shqiptar i cili banon në Cardiff ka lënë një koment.
Ai pretendon se e ka parë Ilir Kumbaron në Cardiff. "E kemi parë bashkë me gruan në supermarketin e madh të qytetit. Rrinte gjithë kohën duke kontrolluar me sy njerëzit rreth vetes, por në largësi ishte një person tjetër (besoj polic civil britanik) që e ruante", thuhet në mesazhin e dërguar nga shqiptari që jeton në qytetin e Cardiffit të Britanisë së Madhe.
Për herë të parë pas 5 vitesh hidhet dritë për vend-fshehjen e njeriut më të kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe ajo britanike.
Ilir Kumbaro ka qenë njeriu kyç në të gjithë operacionin e shërbimit sekret shqiptar në rrëmbimin e Remzi Hoxhës, Avdyl Loshajt dhe Zizo Kristopullit.
Akuza për zhdukjen e Remzi Hoxhës ka edhe në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Është ish-truproja i tij, Izet Haxhia, i cili e akuzon drejtpërdrejt atë si personin që ka urdhëruar dhe ka ndjekur procesin e rrëmbimit, torturimit dhe zhdukjes së biznesmenit shqiptar nga Shkupi.

(Mesazhi i mbërritur në Instagramin e gazetarit Veliu)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com