Zhdukja misterioze e aktores shqiptare në SHBA, vetëvritet i dashuri i saj

Zhdukja misterioze e aktores shqiptare në SHBA, vetëvritet i dashuri i saj

Aktorja e zhdukur, Adea Shabani

Aktorja shqiptare nga Maqedonia, Adea Shabani, e cila është raportuar e zhdukur prej shumë kohës, besohet se ka vdekur. Mediat amerikane shkruajnë se burri i cili ishte në lidhje me të bëri vetëvrasje të enjten pas përndjekjes nga policia, përcjell albinfo.ch. Adea Shabani jetonte në Amerikë më pak se dy vite më parë për të ndjekur karrierën e saj në aktrim.

Policia e konfirmoi për FOX11 se familja dhe miqtë e saj besojnë se Adea ka vdekur. Chris Spotz, 33 vjeç, që gjithashtu ishte një aktor ambicioz, ishte në lidhje me Adean. KTLA raportoi se ai dhe Adea ishin takuar në një shkollë të aktrimit. Zyra e Sherifit në Qarkun e Riverside tha se Spotz tentoi të ikte nga policia me një kamion të vjedhur.

Spotz raportohet se kishte një pasagjer në automjetin e vjedhur, por u ndalua që ta linte personin të dilte jashtë, para se të vazhdonte ikjen e tij nga policia. Shoferi më pas qëlloi veten në kokë, përderisa policia tentoi të krijonte një kordon bllokues në rrugë për ta ndalur atë.

Autoritetet i thanë NBC, Los Angeles se automjeti mund të jetë përdorur për vrasje. Detaje të tjera rreth vrasjes nuk u bënë publike. Policia beson se Shabani u vra në një rajon mes Hollivudit dhe Sakramentos. Policia po vazhdon ta kërkojë trupin e Adeas dhe zhdukjen e saj misterioze.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)