Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për zhdukjen e avokatit Besnik Muço prej 12 ditësh. Prokuroria po heton për rrëmbim personi, pas denoncimit të familjarëve të avokatit për zhdukjen e këtij të fundit në rrethana misterioze prej rreth dy javësh.

Avokati Muço kishte dokumente të rregullta qëndrimi në Itali, ku jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Ishte bashkëshortja e avokatit që denoncoi në autoritetet dhe mediat italiane për zhdukjen e të shoqit, i cili ishte nisur në tragetin e linjës Durrës-Bari më 2 nëntor, por që nuk kishte mbërritur te familja. 

Menjëherë pas denoncimit të gruas, policia nisi hetimet duke ngritur disa pista, ndërsa ditën e sotme është vënë në lëvizje dhe Prokuroria. 

d.c./shqiptarja.com