Zhdukja misterioze e Eduart Belegut, shpallet zyrtarisht i vdekur me vendim gjykate

Zhdukja misterioze e Eduart Belegut, shpallet zyrtarisht i vdekur me vendim gjykate

Biznesmeni Eduart Belegu, që dikur ka qenë dhe ish-këshilltar i Ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, zyrtarisht është shpallur i vdekur. Kërkimet disa vjeçare të policisë dhe prokurorisë së Krimeve të Rënda për gjetjen e Belegut, zyrtarisht kanë dështuar, pasi në 11 mars 2019 gjykata e Tiranës ka vendosur të shpallë të vdekur Eduart Belegun. Vendimi ka ardhur pas kërkesë së bashkëshortes së Belegut, ku pas këtij vendimi i hapet rruga për çrregjistrimin e Belegut nga gjendja civile, dhe mandej nxjerja e trashëgimisë ligjore për pasuritë që gëzonte biznesmeni Belegu. Si rrjedhojë kërkuesja Ilirjana dhe fëmijët e tij, janë trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë, të personit të vdekur.

Kërkuesja provoi para gjykatës se ajo përveç faktit se është trashëgimtare ligjore në pronat e personit të zhdukur Eduart Belegu, është dhe bashkëpronare në ½ pjesë të pronave të vëna gjatë martesës së bashku me burrin e saj Eduart Belegu. Ajo ka të drejtë që të luajë rolin e administratorit të pasurise. Vetëm në Qendrën Kombëtare të të Biznesit në emër të Eduart Belegut janë rregjistruar dy biznese, si “Gerold” që është një kompani për shfrytëzimin e mineraleve dhe një kompani tjetër të quajtur “Re-Abel”.

Sipas vendimit të gjykatës së Tiranës në 22 mars 2010 Eduard Belegu ka humbur kontaktet në zonën e Laprakës, pikërisht në magazinën e tregtarit Thanas Gjinopulli. Prokuroria krue shumë hetime në ato kohë por nuk zbuloi asnjë gjurmë të Belegut. Thanas Gjinopulli ka qënë personi kryesor i dyshuar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda për zhdukjen e biznesmenit të njohur. Mungesa e provave solli dhe mos ndalimin e tij. Sot Gjinopulli ndodhet në SHBA.

1557157677_ThanasGjinopulli.jpg

Thanas Gjinopulli

Mesazhet mes Belegut dhe Thanas Gjinopullit

Eduart Belegu, njeriu më i besuar i dy ish-ministrave të Ekonomisë Dritan Prifti dhe Genc Ruli, është zhdukur nga tre persona ende të pa identifikuar, në momentin kur sapo kishte marrë 8 topa me dollarë në shumën 79 mijë USD. Shuma financiare është marrë nga Thanas Gjinopulli ose siç njihet ndryshe “Nasho”. Pikërisht ky person mëngjesin e 23 marsit 2010 i ka dhënë biznesmenit Eduart Belegu, tetë topa me dollarë, por për shkak se Belegu nuk ka pasur mundësi t'i numërojë, pasi do udhëtonte në drejtim të Durrësit, shuma e lekëve është futur në qese nga ana e tij, dhe më pas Belegu ka dalë nga magazina tregtare e Nashos, që ndodhet afër pallatit të sportit “Asllan Rusi”. Pasi ka dalë nga ambjentet e kompanisë “Tirana Market” që administrohej nga Nasho, Belegu në rrugë është takuar me tre persona të paidentifikuar. Në dëshminë e tij Thanas Gjinopulli dhe në dëshminë e djalit të këtij të fundit, sqarohet se Eduartin e kanë parë që ka takuar tre persona, por s’kanë qënë në gjendje t'i identifikojnë ata. Dyshohet se pikërisht këta persona kanë gisht në zhdukjen e biznesmenit Belegu, që sot e kësaj dite nuk dihet asnjë gjë për vendodhjen e tij. Por pas këtij momenti, që sipas policisë dhe prokurorisë është rregjistruar rreth orës 10:00 të mëngjesit, disa mesazhe të mistershme dhe telefonata janë bërë në adresë të tre personave. Këto mesazhe dhe telefonata që dyshohet se janë të koduara, ende nuk janë zbuluar nga policia.

Mesazhi i koduar

“Ato që më dhe sot ishin 76.000 USD dhe jo 80.000 USD. Nga Dhjetori 2004 më ke dhënë 127.000 USD. Takohemi ora 16. Tek noteri tek gjykata. Edi Belegu”. Ky është një nga mesazhet që është dërguar rreth 3 orë e 30 minuta, pasi biznesmeni Eduart Belegu, është larguar nga magazinat tregtare të Thanas Gjinopullit. Mesazhi i është dërguar Gjinopullit dhe se sipas burimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit, e cila momentalisht ka dosjen hetimore, teksti i këtij mesazhi, është dërguar nga persona të tjerë. Ky dyshim përforcohet jo vetëm nga dëshmia e marrë në polici e biznesmenit Thanas Gjinopulli, por edhe e bashkëshortes së vetë Belegut, zonjës Ilirjana Belegu. Kjo e fundit është thirrur disa herë në polici, ku në dëshminë e saj ka treguar se: “Edi nuk është larguar asnjëherë nga shtëpia. Për çfarë do lloj arsye, ai gjithmonë lajmëronte dhe komunikonte shpesh me të dhe vëllanë e tij, Gëzimin. Unë dyshoj shumë në SMS që Edi i ka dërguar Nashos, pasi gjithmonë Edi dërgonte mesazhe të shkurtra dhe nuk shkruante në fund emrin e tij, pasi ai njihej mirë me Nashon”.

Dëshmia e Nashos

Për të mësuar të vërtetën e zhdukjes së Belegut, është pyetur në prokurori Thanas Gjinopulli. Ky i fundit shpjegon se:”Dollarët ja kisha marrë hua Eduartit që nga viti 2002 me një përqindje interesi 2 për qind e më pas në 1 për qind, kjo shumë ka qënë 76 mijë dollarë. I kam likujduar disa herë dollarë dhe se në takimin e fundit në datën 22 mars 2010, ditën e Hënë vjen Eduarti tek puna ime në Laprakë dhe më thotë, ke bërë ndonjë lekë, dhe unë i them se nesër do të bëj nja 20 ose 30 mijë dollar, pasi kam pasur edhe punë dhe nuk kam pasur shumë lekë. Në datën 23 mars në orën 09:45 ka ardhur Eduarti në magazinë vetëm, jemi takuar dhe i kam dhënë 8 topa me dollarë si dhe një letër ku ishin të gjitha shënimet e duhura sipas likujdimeve. Eduarti nxitonte shumë dhe më tha futi në një qese se nxitoj do të iki në Durrës. Unë i thashë të bëjmë letra tek noteri, ai më thotë mbasdite kur të kthehem se kam një punë dhe nxitoj. Iku nga makazina dhe pashë që në rrugë takoi dy-tre persona dhe po komunikonte me ta dhe më pas nuk di gjë se ku ka shkuar, por rreth orës 13:30 më ka dërguar një SMS ku më thoshte: “Ato që më dhe sot ishin 76.000 USD dhe jo 80.000 USD. Nga Dhjetori 2004 më ke dhënë 127.000 USD. Takohemi ora 16. Tek noteri tek gjykata. Edi Belegu”. Unë kam shkuar tek gjykata dhe kam pritur për rreth një orë aty së bashku me avokatin tim, por Eduarti nuk ka ardhur. I kam dërguar një SMS por ai nuk më kthehu përgjigje. Në mbrëmje më merr në telefon gruaja e Eduartit dhe më pyet nëse isha takuar me Eduartin dhe nëse i kisha likujduar huanë. Dua të sqaroj se marrëdhëniet tona me Eduartin kanë qënë shumë të mira dhe nuk kemi pasur asnjëherë probleme".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit

Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit