Madje fermerët që i mbarështojnë kanë ngelur të zhgënjyer nga shitjet edhe pse shumica prej tyre i lanë deri në ditët e fundit me shpresën se do ti shesin pak më shtrenjtë.
Sipas tyre, edhe pse gjelat janë të rritur në fshat dhe nuk vijnë nga pularitë, ekonomia e dobët i bën shumë qytetare të mendohen mirë para se të shpenzojnë për të blerë një gjel deti.
Ndërkohë disa të tjerë kanë shpresë se shpërblimet do të përdoren pikërisht për këtë të blerë simbolin e tryezës së ndërrimit të viteve.
Një kilogram peshë e gjallë gjel deti kushton 600 lekë ndërkohë që një kg pule deti kushton 700 lekë.
Por shumica mbeten pa i shitur shpendët dhe detyrohen të rikthehen sërish duke shfrytëzuar ditët e fundit deri në 31 dhjetor për të shitur shpendin që kryesisht konsumohet në ndërrimin e viteve si një tradite që vazhdon të jetë pjesë e festës së shqiptarëve.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)