Një prej vendeve organizatore të Botërorit 2026, Amerika, ka marrë leksion futbolli në miqësoren kundër Belgjikës. Në ndeshjen e zhvilluar në Atlanta, në stadiumin Mercedes-Benz, kombëtarja e Amerikës u mposht me rezultatin 2-5 edhe pse realizuan të parët me McKennie. Debast në fundin e pjesës së parë barazoi për miqtë, duke konkretizuar nga distanca.
Në pjesën e dytë Onana dhe De Keteleare i dhanë shpejt Belgjikës epërsinë e dyfishtë, ndërsa në vijim dopieta e Lukebakio-s, e dërgoi rezultatin në 1-5. Një gabim në mbrojtje i dha mundësinë SHBA-ve të shkurtonte diferencat në minutat e fundit dhe njëkohësisht të vuloste rezultatin përfundimtar të miqësores, që nuk dha shenja aspak pozitive për të besuarit e Pochetino-s pak para nisjes së Botërorit.
Vendi tjetër organizator i Botërorit, Kanadaja, barazoi 2-2 miqësoren kundër Islandës. Në Toronto evropianët morën shpejt epërsinë e dyfishtë falë ‘dopietës’ së Oskarson, ndërsa në të njëjtën mënyrë u përgjigj edhe Jonathan David për Kanadanë. Goli i dytë i sulmuesit të Juventusit erdhi me një penallti të diskutueshme.
Në fushë zbriti edhe Meksika, vendi tjetër organizator i Botërorit. Këta të fundit barazuan pa gola miqësoren kundër Portugalisë në stadiumin Azteca, ku do të organizohet edhe ceremonia hapëse e Botërorit me 11 qershor. Për fatin e keq, më shumë lajm në këtë përballje, bëri humbja e jetës së një tifozi meksikan para se të niste ndeshja. Ai u rrëzua nga kati i dytë i stadiumit, ndërsa nuk arriti ti mbijetonte plagëve pavarësisht ndihmës mjekësore. Më vonë u raportua se shkak i rrëzimit kishte qenë konsumimi i tepërt i alkoolit.
Në Glasgou Skocia humbi 0-1 miqësoren kundër Japonisë. Edhe pse pritej dominimi i vendasve goli erdhi nga miqtë. Ito në minutën e 84 i dha fitoren aziatikëve.
Në fushë zbriti edhe Meksika, vendi tjetër organizator i Botërorit. Këta të fundit barazuan 0-0 miqësoren kundër Portugalisë në stadiumin Azteca, ku do të organizohet edhe ceremonia hapëse e Botërorit me 11 qershor.
Për fatin e keq, më shumë lajm në këtë përballje, bëri humbja e jetës së një tifozi meksikan para se të niste ndeshja. Ai u rrëzua nga kati i dytë i stadiumit, ndërsa nuk arriti ti mbijetonte plagëve pavarësisht ndihmës mjekësore. Më vonë u raportua se shkak i rrëzimit kishte qenë konsumimi i tepërt i alkoolit.
Komente









