Hersi Matmuja nuk arrin kualifikimin për natën finale të “Eurosong”. Rrugëtimit të Shqipërisë i ka ardhur fundi në mbrëmjen e parë të këtij kompeticioni muzikor.
Ka përfunduar konkurrimin e saj në natën e parë të festivalit të Eurovision në Danimarkë, përfaqësuesja e Shqipërisë, Hersi Matmuja.
Nga 16 vende pjesëmarrëse vetëm 10 prej tyre kanë arritur të kalojnë për në fazën tjetër gjysëm finale.
Ajo ka kënduar e gjashta mes garuesve nga shtetet e tjera në këtë kompeticion me këngën "Zemërimi I një nate".
Përveç performancës dhe vokalit të saj spikati edhe tatuazhi me Shqiponjën dykrenare që Hersi kishte në shpatullat e saj.
Të gjitha këngët të cilat prezantohen në edicionin e këtij viti në Eurosong kanë ashtu siçdo vit nga një klip prezantues ku në fund të çdo klipi shfaqet flamuri i shtetit përkatës.
Këngëtarja shqiptare Hersi Matmuja kishte zgjedhur si kartolinë prezantuese veten e saj ndërkohë që është xhiruar duke realizuar tatuazhin e simbolit kombëtar shqiptar sic është shqiponja e zezë me dy krerë.
Më pas në skenën e “Eurosong”, Matmuja ka vijuar perfomancën e saj duke dhuruar emocione pafund dhe përmbyllur kështu fazën e parë konkurruese.
Perfomanca e këngëtares shqiptare është komentuar dhe vlerësuar menjëherë në rrjetet sociale nga artistë shqiptar dhe jo vetëm duke publikuar foto nga interpretimi i Hersit.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
47/2
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
21.2%
-
Jo
73.2%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 1202
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Nëse nuk më kërkon drejtësia, Berisha e di çfarë jam i aftë të bëj', Paro Laçi: Sa të jem gjallë do i shkoj deri në fund! Akti i fundit përballja në Bruksel
9 Tetor, 18:05
-
Veliaj prezanton projektin për sheshin ‘Avni Rustemi’ dhe parkingut nëntokësor te Pazari i Ri: Prioritet i qytetit janë njerëzit
9 Tetor, 18:01
-
Spahiu zbulon: Pse Rama ka zgjedhur si partner rajonal Turqinë, ndërsa Berisha ka Greqinë….
9 Tetor, 18:01
-
'Ilir Meta të ruhet!' Deklarata e fortë e Paro Laçit në 'Studio Live': Berisha bëri plan të mirëfilltë ta eliminonte! Porositi dhe vrasjen e Neritan Cekës e Rexhep Meidanit
9 Tetor, 17:56
-
Spahiu: Xhamia e madhe, balancon myslimanët me të krishterët që kishin katedrale Katolike dhe Orthodhokse në mes të Tiranës
9 Tetor, 17:51
-
Dalin në shitje biletat për ‘Prokurori-n’! Filmi shqiptar ku luan edhe aktori i njohur hollivudian
9 Tetor, 17:50
-
Nga 1 janari, certifikatat e origjinës nga Doganat në mënyrë elektronike! Shtohen edhe 4 aplikacione të reja online
9 Tetor, 17:48
-
Spahiu: Protesta e PD ishte qesharake si tifozat e Partizanit dhe Tiranës, me djegie pemësh, thyerje xhamash dhe fishekzjarre
9 Tetor, 17:43
-
Leku forcon pozitat përballë euros, humb terren ndaj dollarit
9 Tetor, 17:37
-
Spahiu: Nëse PD nuk largon Berishën, do shkrihet pas humbjes drastike të zgjedhjeve 2025
9 Tetor, 17:36
-
Protesta e dhunshme e PD/ Braçe: S’ka ndodhur kurrë të rekrutohen e armatosen fëmijë për akte terrori! Pse hesht Avokati i Popullit, nga kush trembet?
9 Tetor, 17:27
-
Nesër Presidenti i Turqisë vjen në Tiranë! Policia blindon kryeqytetin, ja rrugët që do të bllokohen
9 Tetor, 17:27