Zhgënjen Shqipëria me fanellat e
reja, humbet 1-2 përballë Austrisë

Zhgënjen Shqipëria me fanellat e<br />reja, humbet 1-2 përballë Austrisë
Inagurimi i fanellave të reja për kombëtaren shqiptare të futbollit në fushën e blertë është bërë me një rezultat negativ.

Ndeshja miqësore Austri-Shqipëri, e zhvilluar sot në stadiumin “Ernst-Happel”, ka përfunduar me rezultatin 2-1. Kjo ishte ndeshja e shtatë mes dy përfaqësuesve, që
të gjitha janë fituar nga Austria.

45 minutat e para të ndeshjes mes Austrisë dhe Shqipërisë kanë përfunduar në disavantazh të dy golave për njëmbëdhjetëshen e De Biazit, të cilët luanin me fanellat e dyta, pasi ngjyrat kuq e zi këtë herë ishin në veshjet e lojtarëve austriakë.

Golat për vendasit u shënuan brenda 13 minutave të para të ndeshjes miqësore, ku meritë kishte edhe mbrojtja shqiptare.

Marc Janko ka shënuar që në minutën e gjashtë për austriakët pas një aksioni që e ka gjetur të pa vendosur siç duhet mbrojten e skuadrës kombëtare të Shqipërisë. Ndërsa, doli i dytë u shënua nga Martin Harnik në minutën e trembëdhjetë pas një gabimi ‘fëmijnor’ po të mbrojtes shqiptare.

Gjatë pjesës së parë, Austria ka dominuar si në zotërimin e topit, ashtu edhe në rastet e krijuara për gol. 

Ndërsa pjesa e dytë, ka qenë më e mirë për shiptarët. Mesfushori i krahut të majtë Ermir Lenjani shënoi në minutën e 47-të duke ngushtuar shifrat në 2-1, me një goditje të fortë nga brenda zonës austriake.

shenon lenjani

shenon lenjani
Momenti i golit nga Ermir Lenjani

Në minutën e 57-të, Austria kishte një rast shumë të mirë me Zlatko Junuzoviç për të çuar sërish në dy difencën e golave, por vetëm disa metra nga porta e boshatisur, sulmuesi austriak nuk ka mundur të dërgojë topin në rrjetë.

Më tej, në minutën e 78-të, Ergys Kaçe ka marrë kartonin e dytë të verdhë duke lënë lënë para kohe fushën e lojës dhe ‘shuar’ shpresën e shqiptarëve për një barazim të rezultatit.

Pas 93 minutave, ka përfunduar ndeshja e parë e kombëtares shqiptare me fanellat e reja, me të cilat do të luajnë edhe në kampionatin evropian që do të zhvillohet këtë vit në Francë.

Edhe në fund të takimit, statistikat për zotërimin e topit dhe rasteve për gol, kanë folur në favor të vendase, por me një avantazh të lehtë. 



  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)