Zhiti në vend të motrës së Frangaj
arsyeja pse TV Klan e sulmon
TV Klan iu është rikthyer sërish sulmeve ndaj shkrimtarit të njohur Visar Zhiti, pas debateve të këtij të fundit me Bujar Nishanin.
TV Klan iu është rikthyer sërish sulmeve ndaj shkrimtarit të njohur Visar Zhiti, pas debateve të këtij të fundit me Bujar Nishanin.
Edhe pse dokumentet dhe vetë dëshmitarët dhe bashkë të burgosurit me Visar Zhitin vërtetojnë se ai nuk ka qenë spiun i Sigurimit, TV Klan thotë se Zhiti vetë me dorën e tij ka shkruar se nuk ndihej disident politik dhe se nuk ishte kundër vijës sipas tij, të drejtë të partisë dhe shtetit.
Sipas TV Klan, bëhet fjalë për kërkesën ankimore penale që Visar Xhiti, me 21 Prill 1980, i drejtohej Gjykatës së Lartë të asaj kohe, për ndryshimin e masës së dënimit të dhënë nga Gjykata e Kukësit.
TV Klan thotë se Zhiti pranon se ka bërë gabime ideore.
“
Mosha ime e re ka bëre që të bie në gabime ideore. Gabimet i takojnë një të kaluare prej 5-7 vjet më parë. Më pas kam evoluar pozitivisht e jam cituar për mirë nga Lidhja e Shkrimtarëve”, thuhet në shkrimin e paraqitur nga TV Klan si dokument, ndërkohë që vijon më tej, duke thënë se Zhiti ka pasur kriza nervore gjatë atyre viteve.
“Dokumentet e mësipërme që gjenden fare lehtë në Arkivat e Shtetit, tregojnë një Visar Zhiti krejt tjetër nga ai që vetë personazhi kërkon të shesë tek publiku. Që, edhe pse është dënuar për agjitacion e propagandë, ai vetë e quan të padrejtë dënimin për këtë akuzë, sepse ai nuk ka patur për qëllim t’i kundërvihej partisë dhe udhëheqjes komuniste. Pyetja që sot shtrohet është: Cilit Visar ti besojmë, atij të djeshmit që betohej se nuk ishte kundër partisë dhe shtetit komunist apo këtij të sotmit, që nuk lë rast pa propaganduar veten si disidenti poltik i sistemit komunist”, shkruan TV Klan.
Por përse vjen ky sulm i TV Klan ndaj shkrimtarit të njohur?
Arsyeja është e thjeshtë.
Pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj, ka një konflikt interesi me të.
Kjo, për shkak se në Vatikan, vendin që e ka zënë Zhiti, e mbante motra e tij.
Ka qenë kjo e fundit, që u bë shkak që Bujar Nishani të mos e dekretonte Zhitin si ambassador në Vatikan.
Dhe njësoj si atëhere, Nishani dhe Frangaj janë bërë sërish kundër Zhitit.
Se kush është më i besueshëm mes Nishanit dhe Frangajt, dhe shkrimtarit të njohur, nuk është e vështirë të thuhet
!Lexo.al
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.9%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
10.8%
Vota total: 1973
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIVE- Termometri politik, sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në Frontline, në Report Tv
16 Janar, 21:06
-
Mashtrues pas telefonit po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat
16 Janar, 20:45
-
Koçiu: Shqipëria strehë e sigurt për familjen nga Gaza, trajtim shëndetësor për fëmijën 1 vjeç
16 Janar, 20:43
-
Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
16 Janar, 20:35
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Kina, përpjekje për t’u afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump
16 Janar, 20:21
-
Komisioneri për të Drejtën e Informimit takim me ambasadorin Gonzato, në fokus mbrojtja e të dhënave personale
16 Janar, 20:14
-
‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune
16 Janar, 20:04
-
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
16 Janar, 19:45
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar
16 Janar, 19:15