Zhupa: Çështjen e Butrintit do ta çojmë në SPAK, po e trajtoni si mall tregu

 

Deputetja e PD, Ina Zhupa iu përgjigj kryeministrit Edi Rama për çështjen e Butrintit duke i thënë se do ta çojë në SPAK. Në fjalën e saj në Kuvend, ngre pyetje përse në planin e menaxhimit nuk u përfshi asnjë ekspert apo studiues shqiptar. Zhupa thotë se qeveria po e trajton Butrintin si mall tregtar, ndaj të mos çuditet askush që të blihen bileta avioni për të justifikuar milionat.

Zhupa: Nëse është dhënë pronë private ndonjëherë në Butrint, kryeministri mund ta çoje në SPAK. Nëse nuk do të shkojë në SPAK se ka frikë se i hapen çështje të tjera, të ma japë mua se e çoj. Butrinti do jepet me koncesion, këtë nuk e mohoi as kryeministri.

Butrinti tha ka partnerët tanë amerikanë, në fakt nuk na komplekson, kjo është vetëm fasada, DASH thotë se korrupsioni është endemik në të gjitha degët dhe nuk ka sesi ministria jonë e kulturës të mos jetë pjesë e këtij korrupsioni.

Na akuzoi si kope, në fakt ne nuk jemi grup i strukturuar kriminal, nuk jemi bandë. Me të njëjtin pasion, Rama ka mbrojtur aferën e inceneratorëve. Kjo gjë fillon që në vitin 2018, ligji për trashëgiminë kulturore që është bërë në mënyrë antikushtetuese dhe bie në kundërshtim me Konventën e Parisit. Zonja Kumbaro, mund të jeni kumbarja e këtij projekti por nuk do të thotë ta mbroni ju, na lini ta mbarojmë.

Ju na vini dhe na thoni që shteti do të jetë aty se do të jetë ministrja Elva Margariti pjesë. Është interesante që Margariti prezantohet si pjesë e bordit si emër, por jo institucion. Në bord ka 5 persona dhe Margariti është vetëm një dhe nuk ka asnjë pikë të vendimit të gjykatës ku thuhet se të ketë të drejtë vetoje. 4 personat e tjerë të cilët janë privat dhe kjo është e zeza mbi të bardhë, vendimi i gjykatës, është fakt, nuk e them unë.

Ju arritët deri aty sa bëtë planin e mnesaxhimit të integruar pa ërfshirë asnjë ekspert, asnjë studiues shqiptar të cilët sot janë të githë kundër. Pse mendoni se nuk kishte vlera për tu pyetur Auron Tare e arkeologë e studiues të tjerë shqiptarë?

Ne rrezikojmë identitetin tonë shqiptar, ne nuk mund ta lejojmë këtë gjë se jemi të votuar nga ata qytetar për të mbrojtur atë që po tentoni ta vidhni me ligje e vendim qeverie. Qeveria juaj ka vendosur që Butrnit të trajtohet si mall tregtar. Mos u çudisni si tek inceneratorët të kemi para për bileta avioni, për të blerë miell e sheqer, para për të justifikuar milionat që do të merren nga Butrinti.


Lajmi kryesor:

Menaxhimi i Butrintit, debat në Kuvend! Zhupa: E jepni me koncesion, do e çojmë në SPAK! Rama: Ju i gjetët pronarin teatrit antik, budallallëkun e keni në ADN


K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU