Zhupa dhe Mziu denoncojnë abuzimet me kompanitë telefonike: Po operojnë  si “kartel”, rrisin çmimet në mënyrë të koordinuar

 

 

Deputetja e PD Ina Zhupa, nga foltorja e Kuvendit ka denoncuar abuzimet me kompanitë telefonike.

Ajo u shpreh se dy kompanitë bien në darkordësi me njëra-tjetrën për ti vendosur njësoj çmimet. 

 “Një temë sensitive për qytetarët duke qenë se kemi këtu drejtuesin e AKEP, lidhet me tarifat e kompanive celulare. E para ka të bëjë me hakerimin që i ndodhi “ONE’, të dhënat që u zhdukën dhe u vunë në përdorim të të tretëve nga ky përdorim, mungesa e shërbimit tek përdoruesit nuk mori përgjigje nga AKEP. Në përgjigje ju i thoshit klientëve që ju si përdorues mund ti drejtoheni gjykatës ose na sillni ankesa neve.  Nuk ka nevojë t’ju sjellin ankesa sepse afera është e madhe, gjendja dihet nga të gjithë, kur ndërprerja e sinjalit ishte bërë e vazhdueshme. Dhe ju duhet të kishim marrë masat e nevojshme për të vënë gjoba, për të monitoruar.  Dy kompanitë organizohen me njëra tjetrën dhe i kanë çmimet njësoj, i rrisnin çmimet në mënyrë të koordinuar, i kanë paketat njëlloj”, tha ajo.

Nga ana tjetër, deputeti demokrat, Xhelal Mziu ngriti si shqetësimin dyfishimin e çmimit nga kompanitë telefonike.  

“Ky fenomen nuk ishte pak vite më parë sepse kishim 4 kompani konkurruese, kishim edhe telefoninë fikse. Ajo se çfarë ka ndodhur vitet e fundit është për shkak të duopolit midis këtyre dy kompanive.  Kujtoj që par disa viteve të lusnin për të shkuar tek një kompani celulare, të oferonin tarifa konkurruese. Sot është e kundërta. Në dallim nga vendet e tjera të BE dhe rajonit ku ulja e tarifave është në mënyrë permanente.  Mjafton të shkosh në çdo lagje të kryeqytetit dhe në qytete të tjera ka pafund raste të ankimimit sepse nuk respektojnë kontratat. Kemi dyfishim të çmimit dhe përgjysmin të shërbimit ndaj qytetarëve”, tha ai.

 


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Skandali te Onkologjiku, PD kërkon dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë! Koçiu: Mjekët abuzues përjetë pa licencë


S.B/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë