
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa i është përgjigjur ministres së shtetit, Elisa Spiropali, e cila tha se Basha do të humbë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Zhupa i kërkon Spiropalit të japë llogari për takimet me oligarkët, klientët e qeverisë më të korruptuar në botë.
“Zonja e Doganave” të shqetësohet për korrupsionin që varfëron familjet shqiptare dhe të japë llogari përpara qytetarëve për takimet me oligarkët që gjallojnë falë klientelizmit të qeverisë më të korruptuar në Europë. Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!"-shkruan Zhupa në rrjete sociale
Lajmi kryesor:
Basha flet për trekëndëshin e Bermudës, Spiropali: Kurioze si do ta festojë humbjen e radhës në 6 mars! Zhupa: Jep llogari për takimet me oligarkët











