Mjete që lëvizin ngadalë, zhurmë e borive të makinave dhe nervozizëm është panorama që ofroi paraditen e së shtunës kaosi i makinave në rrugën Fier – Vlorë. Një fluks i madh mjetesh krijuan trafikun kilometrik që vështirësoi levizjen.
Qindra mjete të ardhura nga rrethet e tjera që shkonin në bregdetin e Himarës ose të Vlorës, si dhe mjete të tjera të ardhura nga Kakavija krijuan bllokimin e rrugës nacionale.
Qyteti i Fierit është një nyje kryesore, duke afër qytetin bregdetar të Vlorës e njëkohësisht si rrugë lidhëse e veriut me jugun. Kjo krijon shpesh-here, në cdo ore të ditës, e sidomos të shtunën dhe të dielen bllokimin e rrugëve kryesore sidomos atë të aksit rrugor Vlorë - Fier ose anasjelltas.
Trafiku i kësaj të shtune tregoi edhe njëhere se këto rrugë të ngushta, jo pak të dëmtuara do të krijojnë në vijim kaos të madh sidomos gjatë sezonit turistik kur lëvizjet janë më të mëdha. Ndaj një zgjidhje e saj do të ishte ndërhyrja urgjente për të përfunduar by – passin Fier Levan.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO