Zhvarrosen 2 efektivët e rënë në krye të detyrës, do prehen në ‘Varrezat e Dëshmorëve’ nga 5 maji
Ceremonia për Elham Elezajn në repartin e FNSH
TIRANË- Dy efektivë, Elham Elezaj dhe Rufan Hakrama që kanë rënë në detyrë, por janë shpallur Dëshmorë të Atdheut pas vdekjes janë zhvarrosur dhe në nderim të tyre u mbajt një ceremoni në repartin e FNSH.
Me kërkesë të familjarëve u bë zhvarrosja e tyre në Tufinë dhe prehja në Varrezat e Dëshmorëve do të bëhet ditën e nesërme, më 5 maj.
Pritet që të bëhet zhvarrosja edhe e Artan Cukut, ish-drejtuesi i policisë i vrarë në 2017-ën.
Vrasja e Elham Elezaj
Në 9 korrik të vitit 1998 Forcat RENEA u njoftuan se një person kishte marrë peng pjesëtarët e një familje, mes të cilëve gra dhe fëmijë. Pengmarrësi, Gëzim Kërçuku, ishte polic i objekteve. Familja që mori peng, i kishin lënë motrën ditën e dasmës. Më 9 korrik, Elham Elezi ishte i gatshëm, ishte dita e fundit në atë detyrë, pasi ishte emëruar shef komisariati në Sarandë, më 10 korrik do të paraqitej në detyrën e re. Kolegët rrëfejnë se Elhami shkoi në aksion pa antiplumb, u bashkua me kolegët dhe rrethuan godinën në zonën e Oxhakut në Tiranë, një shtëpi e pabanueshme. Operacioni zgjati, derisa ra nata, pengmarrësi nuk iu përgjigj thirrjeve për tu dorëzuar dhe ka qëlluar me armë. Ishte fshehur pas një lavatriceje, dhe në mungesë të ndriçimit, ka qëlluar duke lënë të vdekur Elham Elezajn. Elham Elezaj ka marrë pjesë në disa prej operacioneve më të vështira të vitit 1997, duke veçuar aksionin që pasoi masakrën e Cërrikut, ku u vranë 6 gardistë. Elham Elezaj mbahet mend si efektivi që arrestoi kryebanditin Zani Çaushi. Humbi jetën në moshën 29-vjeçare.
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3202
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shorti për apartamentet e reja te ‘5 Maji’, Veliaj: Leksion për politikën të mos pengojë punët publike! Përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim
31 Gusht, 13:00
-
Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët për Atdheun! Rama homazhe te memoriali 'Nënë Shqipëri' në Tiranë! Të pranishëm Nikolla e Veliaj
5 Maj, 07:44
-
Vlorë, rruga merr emrin e Dëshmorit të Atdheut Elham Elezaj! Oficeri i RENEA-s ra në krye të detyrës në moshën 29 vjeçare
1 Dhjetor 2023, 16:15
-
Dy godina të reja publike te lagjja '5 Maji'! Rama: Pritet që edhe 70 familje të prekura nga tërmeti të strehohen së shpejti
3 Nëntor 2023, 10:47
-
Përfundon Godina 18 në lagjen e re ‘5 Maji’, Veliaj: 102 familje i marrin shtëpitë para festës së Vitit të Ri
28 Shtator 2023, 16:02
-
Kërcënoi me jetë kryeministrin Rama dhe djalin e tij pasi i shembën shtëpinë, protestuesi i '5 majit' dënohet me 1 vit burg
31 Maj 2023, 09:27
-
Roland Qafoku: Pulovra e larë me gjak e Qemal Stafës dhe idealizmi i rinisë
5 Maj 2023, 10:36
-
Sot Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët për Atdheun! Rama, homazhe te memoriali "Nënë Shqipëri' në Tiranë! Të pranishëm dhe Nikolla e Veliaj (VIDEO)
5 Maj 2023, 08:14
-
Roland Bejko takim me banorët e ‘5 Majit’: Do kompensojnë qytetarët që iu prishën banesat padrejtësisht nga Erion Veliaj
28 Prill 2023, 18:56
-
Veliaj ndalon në Njësinë 4, takohet me banorët: Mora prej të gjithëve falënderimet për punët e kryera! 5 Maji e Bregu i Lumit sot portë hyrëse e Tiranës moderne
19 Prill 2023, 13:05
-
Tiranë/ Hidhet shorti i dytë publik te '5 Maji', 125 familje të tjera të prekura nga tërmeti marrin çelësat e shtëpive të reja
6 Mars 2023, 18:25
-
Kërcënoi me jetë djalin e kryeministrit, arrestohet 61-vjeçari protestuesi i '5 Majit' ! Gjykata e lë në ‘arrest shtëpie’
24 Janar 2023, 13:53
QEVERI MASKARENJSH,,,KENI VRARE MBI 20 VETA PER MOSPAGIM DRITASH,,kur kjo gje mund te zgjidhej kollaj me gjoba,,,keni vrare arben cukun,,,ai duhej te ishte ne pune ne polici sepse ishte I ri, ,,ju qeveria socialiste e hoqi nga puna dhe ai u be shenjester e krimit ,,
Përgjigju