Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët për Atdheun! Rama homazhe te memoriali 'Nënë Shqipëri' në Tiranë! Të pranishëm Nikolla e Veliaj

TIRANË- Në Varrezat e Dëshmorëve u mbajt ceremonia e nderimit të Dëshmorëve të Atdheut. Krerët më të lartë të shtetit, Kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, vendosën kurora në varrezat e dëshmorëve, në memorialin “Nënë Shqipëri”.

Presidenti Begaj mungoi në ceremoni, por në emër të tij, një kurorë me lule u vendos në memorialin “Nënë Shqipëri”

“Ata që e deshën jetën e tyre, por më shumë deshën atdheun, ndaj dhe u martirizuan për atë që ne gëzojmë sot, lirinë.  Kurajo, patriotizmi, shpirti i tyrei i sakrificës deri në dhënien e jetës, kanë e do të kenë përjetësisht nderimin tonë", shkroi Begaj. 

Në ceremoni morën pjesë edhe veteranë, e të afërm të dëshmorëve të atdheut.

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta zhvilloi më herët homazhe po ashtu, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e ngushtë, ndërsa një mesazh nuk ngurroi ta jepte.

“Kjo ditë na kujton sa gjak është derdhur për çlirimin dhe lirimin e  Shqipërisë. Në këtë ditë që na kujton se liria e ka çmimin shumë të shtrenjtë dhe duhet bërë çdo sakrificë për të mbrojtur dhe për ta merituar atë”, tha Meta.

5 maji është caktuar Dita e Dëshmorëve, në përkujtim të veprës së Qemal Stafës, ish sekretarit politik të të rinjve komunistë të vrarë më 5 maj 1942, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Janë të shumtë emrat e të gjitha kohërave që kujtohen me mirënjohje jo vetëm për vlerat e përjetshme dhe kontributin që dhanë për çlirimin e vendit për një të ardhme më të mirë, por edhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.

Në kohën e komunizmit, 5 Maji u bë traditë. Ishte ditë e shënuar! Tiparin dallues të kësaj dite e përbënin vizitat në varrezat e dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe vizitat në familjet e dëshmorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:41
Mungoi në homazhe për shkak të vizitës në Itali, një kurorë me lule vendoset në emër të Begaj te Varreza e Dëshmorëve

1714902140_rthrethreth.JPG

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nderoi sot kujtimin dhe veprën e dëshmorëve të atdheut.

Kreu i shtetit nuk ishte vetë i pranishëm në Monumentin “ Nëna Shqipëri”, pasi ndodhet në Itali, por në emër të tij u vendos një kurorë me lule.

“Ata sigurisht që e deshën jetën e tyre, por më shumë deshën atdheun, ndaj dhe u martirizuan për atë që ne gëzojmë sot, lirinë.

Kurajo, patriotizmi, shpirti i tyrei i sakrificës deri në dhënien e jetës, kanë e do të kenë përjetësisht nderimin tonë.

Lavdi dëshmorëve të Atdheut:,-shkruan Begaj në një postim në rrjetin social “Facebook’.

Ora 11:19
 Përkujtohet Dita e Dëshmorëve në Lezhë, homazhe dhe kurora me lule në varrezat e dëshmorëve të qytetit

5-maji Dita e Dëshmorëve u përkujtua edhe në Lezhë. Veteran të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues lokal vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve, në nderim të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Kryetarja e Organizatës së Veteranëve në Lezhë Marte Simoni tha se qëndrimi ndaj dëshmorëve nuk është vetëm çështje morali apo edukimi, nderi dhe dinjiteti kombëtar.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë Lezhë Elson Frroku dhe Prefekti Gjergj Prendi vlerësuan kontributin e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Lezhë për Ditën e Dëshmorëve ra në sy mungesa e deputetëve të qarkut dhe përfaqësuesve të Partive Politike në Lezhë.

Ora 11:00
Dita e Dëshmorëve/ Zhvillohen homazhe në obeliskun e varrezave të dëshmorëve në Fier

 

FIER – Është përkujtuar sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve që dhanë jetën në Luftën Nacional Çlirimtare.

Në përkujtim të kësaj dite që simbolizon gjakun e dëshmorëve kanë marrë pjese autoritetet më të larta vendore.

Në nderim të kësaj dite janë zhvilluar homazhe dhe vendosur kurora me lule ne obeliskun e varrezave të dëshmorëve në Fier.

Ora 10:45
Përkujtohet në Vlorë Dita e Dëshmorëve/ Prefekti Tavo, kryebashkiaku Dredha e deputetë socialistë homazhe në varrezat e dëshmorëve

 

Është përkujtuar këtë të diel në Vlorë 5 maji, dita e dëshmorëve. Në varrezat e dëshmorëve në Vlorë janë vendosur kurora dhe buqeta me lule në lapidarin që përkujton këtë ngjarje të rëndësishme historike. 

Të pranishëm ishin edhe prefekti Vangel Tavo, kryetari i Bashkisë Vlorë Ermal Dredha, drejtues të pushtetit vendor e institucioneve, deputetët e PS Vlorë si dhe veteranë e të afërm të dëshmorëve.

Ora 10:05
Rama, Nikolla e Veliaj homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

 

Kryeministri Edi Rama e kryeparlamentarja Lindita Nikolla kanë zhvilluar homazhe në varrezat e Dëshmorëve.

Në homazhe ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, si edhe shefi i Shtabit Arben Kingji.

Ora 09:55
'Sakrificë për të mbrojtur lirinë', Meta homazhe të Varrezat e Dëshmorëve: PL duhet t’i dalë për zot vendit, 5 prioritete për atdheun

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.  Në një prononcim për mediat, Meta u shpreh se kjo ditën na kujton gjakun që është derdhur për çlirimin e Shqipërisë.

“Kjo ditë na kujton sa gjak është derdhur për çlirimin dhe lirimin e  Shqipërisë. Në këtë ditë që na kujton se liria e ka çmimin shumë të shtrenjtë dhe duhet bërë çdo sakrificë për të mbrojtur dhe për ta merituar atë.

Jemi këtu sepse besojmë te shenjtëria e gjakut të dëshmorëve. Besoj shumë te Atdheu, dhe Atdheu na duhet të jetojmë të lirë dhe të mos harrojmë që themeluesit e kësaj force politike 20 vite më parë, krijuan një forcë të re politike. Kjo forcë politike duhet t’i dalë zot vendit dhe mbi të gjitha atdheut. Ndaj kemi në fokus 5 prioritete kryesore për 4 milionë shqiptarë.”

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 05/05/2024 13:44

    dhanë jetën per liri qe ne tjemi tlir po ne jemi gati si popull dhe si shtet te jen tlir pasardhësit ton

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni