Zhvati 145 mln euro nëpërmjet mashtrimeve kompjuterike, hakeri kinez rekurs vendimit të Apelit që lejoi ekstradimin e tij

Zhvati 145 mln euro nëpërmjet mashtrimeve kompjuterike, hakeri kinez rekurs vendimit të Apelit që lejoi ekstradimin e tij

Liangbin Chen

TIRANË- Kreu i grupit kriminal kinez Liangbin Chen i ka bërë rekurs vendimit të Gjykatës së Apelit në Tiranë që la në fuqi vendimin për ekstradimin e tij në Kinë. Liangbin Chen u arrestua në Tiranë, ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar pasi ka realizuar grabitjen me mashtrim kompjuterik me vlerë rreth 145 milionë euro.

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së parë për ekstradimin e tij, ndonëse kinezi Liangbin Chen kishte kërkuar që kërkuar që përveç lirimit nga qelia të përfitojë edhe azil politik në Shqipëri me argumentin se i rrezikohet jeta nëse kthehet në Kinë.

Report Tv ka raportuar ekskluzivisht arrestimin e 32-vjeçarit Liangbin Chen më 21 korrik në aeroportin e Rinasit. Ai kishte ardhur nga Dubai për t’u strehuar në arrati në vendin tonë. Kinezi akuzohet si kreu i bandës e cila ka patur selinë në qytetin Huzhou në Kinë dhe që ka kryer mashtrime në platformat online për ambiente me qira, shitje kompjuterash dhe telefonash në Dubani, Kinë dhe Emiratete Bashkuara Arabe. Ai rezultonte në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohej për “Mashtrim me pasoja të rënda”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot