Një tjetër operacion është zhvilluar ditën e djeshme kundër Call Centerave që përdoren për mashtrimin dhe zhvatjen e qytetarëve europianë.
Ditën e djeshme Policia kreu kontroll në një ambient në pronësi të shtetasit F.K. në fshatin Bërzhitë, ku u sekuestruan njësi kompjuterike dhe celularë që do t’i nënshtrohen ekzaminimeve, për të përcaktuar qëllimin e përdorimit të tyre.
Po ashtu, Policia bën të ditur se subjekti në fjalë ka qenë i regjistriar me aktivitet në fushën e turizmit mjekësor.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 16.04.2026, u krye kontroll në një ambient në pronësi/administrim të shtetasit F. K., në fshatin Bërzhitë, ku në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kryhej mashtrim kompjuterik në formë call centeri. Nga ambienti u sekuestruan njësi kompjuterike dhe celularë, që do t’i nënshtrohen ekzaminimeve, për të përcaktuar qëllimin e përdorimit të tyre. Subjekti është i regjistruar me aktivitet në fushën e turizmit mjekësor, dhe për këtë, shtetasi F. K. ka paraqitur dokumentet. Hetimet vijojnë për të dokumentuar rrethanat e rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente










C'DO CALL- CENTERAT HAJDUTE....JANE TOLERUAR NGA POLICIA DHE KANE PAGUAR POLICINE.....
Përgjigju