Zhvendosja e tregut, shitësit:
S'ka vend as për nevojat personale

Zhvendosja e tregut, shitësit:<br />S'ka vend as për nevojat personale
Tregtarët e Gjirokastrës janë shprehur të revoltuar pasi ambientet ku janë zhvendosur nuk kanë kushtet minimale të jetesës.

Sipas tyre, tregu në të cilën po zhvillojnë bizneset e tyre është një hapësirë e papërshtatshme, ku nuk ekzistojnë ambiente as ku të kryejnë nevoja personale.

Ndonëse shprehen se paguajnë më shumë, ata shprehen se kanë shumë kohë që po qëndrojnë aty, ndryshe nga çfarë u ishte premtuar.
 
"Kushtet janë mos e pyet. Shumë shumë keqe. Nuk futet njeri në këtë baltë dhe pisllëk"
 
"Kushtet janë shumë të këqija, me baltë dhe lluc"
 
Shumë të këqija, një gjë që duket besoj se s'ka nevojë për shumë komente"
 
"Rrimë mbi ujë. Na detyruan që erdhëm këtu"
 
"Merre popullin hidhe me një vend. Krizë s'ka, punë s'bëjmë. Tualet nuk ka",
shprehen tregtarët.

Nga ana tjetër, Bashkia shprehet se kjo situatë është provizore pasi tregu industrial është duke u rikonstruktuar. Sipas tyre me projektin e ri që do të marrë jetë pas disa kohësh, parashikohet të ndërtohet në një tjetër vend në periferi të qytetit për të mos krijuar konfuzion me qytetarët. 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre