Zhvillim i papritur në Maqedoni
BDI lë koalicionin para zgjedhjeve

Zhvillim i papritur në Maqedoni<br />BDI lë koalicionin para zgjedhjeve
Partia Bashkimi Demokratik për Integrim ka ndërprerë bashkëpunimin e saj politik me partinë që drejton Maqedoninë, një veprim ky i papritur në prag të zgjedhjeve që pritet të mbajë Maqedonia.
 
Kjo forcë politike ka vendosur që të tërheqë të gjithë ministrat dhe zv/ministrat nga kabineti qeveritar.
 
Ky vendim u mor mbrëmë nga BDI nga kryesia e kësaj partie, ndonëse arsyet e këtij vendimi ende nuk janë bërë të njohura, ndonëse u bë publike edhe një deklaratë për këtë lëvizje të papritur.
 
"Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim vendosi sonte që të tërheqë të gjithë përfaqësuesit e vet aktual nga pushteti ekzekutiv i Republikës së Maqedonisë. Kryesia gjithashtu ka rikonfirmuar të drejtat statutore dhe ka rideleguar të gjitha kompetencat ekzekutive dhe vendimarrëse pranë Kryetarit Ali Ahmeti për të vendosur mbi hapat e metejshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim.  Bashkimi Demokratik për Integrim gjithashtu njofton opinion e gjerë vendor dhe ndërkombëtar që do të rishqyrtojë politikat e veta në ditët në vijim", thuhet në njoftimin e BDI-së i cili është shpërndarë në mediat maqedonase.

BDI është një forcë politike që përfaqëson komunitetin shqiptar në Maqedoni dhe kjo tërheqje vjen në një kohë kur Maqedonia drejtohet nga një qeveri teknike, pas dorëheqjes që bëri kryeiminstri i saj Nikola Gruevski.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim