Zhvillimet e merkatos/ Arsenal piketon sulmuesin për 60 mln euro, Reali akord me Rudiger! Romagnoli në bisedime me Lazio-n

Zhvillimet e merkatos/ Arsenal piketon sulmuesin për 60 mln euro, Reali akord me Rudiger! Romagnoli në bisedime me Lazio-n

Sulmuesi i Romës Tamy Abraham

Tamy Abraham ka përfunduar në radarët e Arsenal, që kërkon një sulmues me potencial për sezonin e ardhshëm. Sipas ‘Daily Star’ topçinjtë janë gati të hedhin 60 mln euro për anglezin, i cili një vit më parë la Chelsea-n për Romën, atje ku sulmuesi ka bërtë një sezon të parë të shkëlqyer.

Lajme të reja ditën e sotme kanë patur edhe për Rudiger, mbrojtësin e Chelsea-s, i cili ka zgjedhur të mbyllë në qershor kontratën me londinezët. Ish-i i Romës verën e ardhshme do bashkohet me Real Madrid, që ka përmbushur kërkesat e çmendura të mbrojtësit për 10 milionë euro në sezon. Nga ana tjetër sipas ‘Football London’ Chelsea është hedhur në sulm për Julian Konde, mbrojtësin e Sevillia-s.

Ndërkohë në Itali po bëhen negociata të vazhdueshme mes mbrojtësit të Milanit Romagnoli dhe klubit të Lazio-s. Il Messaggero shkruan se futbollisti dhe klubi në fjale ende nuk e kanë gjetur marrëveshjen. Romagnoli kërkon 3.2 milionë euro, ndërsa Lazio ofron 2.5. Gjithsesi e ardhmja për këtë ‘martesë’ duket optimiste.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet