KQZ do të mblidhet ditën e sotme pas zhvillimeve në Veri të vendit, ku dy shpërthime raportohet se u dëgjuan pasditen e sotme në Zubin Potok, ndërsa tri të tjera në Mitrovicë të Veriut, të cilat janë komuna të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës. Ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me këtë çështje.
Sipas asaj që shkruajnë disa mediave serbe, shpërthimet në Zubin Potok ndodhën në kohën kur anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor, të shoqëruar nga Policia hynë në hapësirat e objektit komunal.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se zyrtarët kanë shkuar në zyrat e tyre të KQZ-së në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, të shoqëruar nga policia, por ushtrimi i detyrës nga ana e zyrtarëve nuk s’ka qenë i mundur.
“Jemi në pritje të njoftimeve nga Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve të cilët gjatë ditës së sotme, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës kanë shkuar në zyrat e tyre, në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, me qëllim të ushtrimit të detyrave zyrtare, por kjo nuk ishte e mundur. Në këto raporte do të sqarohet situata e krijuar. KQZ-ja është në koordinim të vazhdueshëm me institucionet tjera. Lidhur me situatën e krijuar, KQZ-ja do të mbajë mbledhje, sot, me fillim në orën 18:00”, është shprehur Elezi.
Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë parashikohej që të shpërndanin këtë të martë materiale zgjedhore në këto komuna në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore që do të mbahen më 18 dhjetor, për të zëvendësuar zyrtarët serbë në institucionet e Kosovës që dhanë dorëheqjen,
Lajmi kryesor:
6 shpërthime në veri të Kosovës! Kurti: Sulme nga Serbia! Vuçiç: I urdhëroi Prishtina! KFOR shpërthim i kontrolluar i bombës brenda zyrave të KKZ-së
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
10 Janar, 17:06
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
10 Janar, 15:45
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Vjosa Osmani: Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik
10 Janar, 11:01
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës
9 Janar, 08:16
-
Ambiciet territoriale të Trump/ Krisafi: Janë synime serioze! Mund të rikërkojë shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë! Kamberi 'ç'kodon' mungesën e Zelenskyt në inaugurimin presidencial
8 Janar, 20:51
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
8 Janar, 19:23
-
Ligji në Kosovë: Nga 1 janari s’ka zhdoganim të veturave më të vjetra se 2015
8 Janar, 18:17
-
Mbyllet administrata tatimore e Serbisë në veri të Kosovës, Sveçla: I mblidhte para qytetarëve në shkelje të ligjit
8 Janar, 13:48
-
Prishtinë/ KQZ miraton sot fletëvotimin, nesër fillon votimi jashtë Kosovës
8 Janar, 10:26