Zhvillimi i rrugës Qukës-Qafa e Plloçës/ Debate te 'Veprimtaria Prodhuese' për huanë shtesë 49 mln dollarë, Bushati: 13 vite që ka nisur! Mazhoranca: Do përfundojë në 2025

Nuk kanë munguar debatet në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese lidhur me huanë shtesë me vlerë 49 milionë dollar për zhvillimin e rrugës Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafa e Plloçës. Opozita shprehet se po kryhet abuzim pasi ka 13 vite që ka nisur dhe janë kryer vetëm 51% të punimeve. Helidon Bushati e cilëson të patolerueshme dhe shprehet se qeveria po tallet me paratë e shqiptarëve.

Por sipas përfaqësueses së ministrisë, puna ka nisur që në 2017 ndërsa akti shtesë kërkohet vetëm për segmentin 3: Qukës-Qafë Pllocë. Megjithatë pretedon se i gjithë aksi do të përfundojë ndërtimin më 31 dhjetor 2025. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për projektlin e zhvillimit të rrugës Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafa e Plloçkës (hua shtesë)” kalon vetëm me votat e mazhorancës ndërsa opozita votoi kundër.

Pjesë nga debati

Bushati: Kjo është një nga ato rrugët e ngelura rrugëve, ka 13 vite që ka nisur, ndërkohë zv. ministrja thotë që për 22 muaj do të përfundojë. Fakti që ka kaq shumë vite që ka nisur, nuk të jep shpresë. 49 milionë për një segment ku janë bërë vetëm 51% e punimeve. Është e patolerueshme në gjykimin tim. Ka shkuar deri më tani rreth 250 milionë, më shumë se gjysma e fondit fillestar, kostoja e rrugës 7 milionë euro km, standardet më të mira në botë janë 4 milionë për rrugët me standardet më të mira, është një gangrenë që po shkatërron buxhetin. Për të mos folur për element të tjerë që pas 13 vitesh paguajmë Akoma për konsulencë, kjo rrugë është vetëm 1 që tregon talljen dhe abuzimet që bëhen me paratë e shqiptarëve.

Përfaqësuesja e ministrisë: Ky financim dhe ky akt shtesë, vetëm me segmentin 3: Qukës-Qafë Plloçkë… në 2019 u ndalua me kërkesë të vetë financuesit.

Gështenja: Ju pas 13 vitesh vini dhe na thoni fajin e ka fondi saudit, jo fajin e keni ju. Nga 2019 deri më sot nuk është punuar, fajin e keni vetë se nuk keni gjetur fonde. Kur do të vihet në funksion?

Mziu: Qytetarët, të thuajse gjysmës së Shqipërisë për të shkuar në pjesën lindore të vendit mezi e prisnin, po pas 10 vitesh jemi në të njëjtën situatë, në një rrugë që s’ka dritë se kur do fillojë. Thoni se duhen të tjera muaj, për ta përfunduar. Ka thyer çdo standard të projektimit të një rruge. Kur do të përfundojë kjo rrugë?

Përfaqësuesja e ministrisë: 31 dhjetor 2025 pjesa Qukës-Qafa e Plloçës …. Segmenti 1 dhe 2 Tiranë-Elbasan-Qukës, në dhjetor 2024.

Aksi rrugor Qukës Qafë Plloce, ka gjatësi 43.8 km, dhe përshkohet me shpejtësi deri në 95 km/h. Ka një gjerësi korsie 3.75 metra, me dy sense lëvizje dhe me dy korsi. Nga marrëveshja e parë është aplikuar 100 % e fondit financiar dhe 99.4% në aspektin fizik me projektin ekzistues, ndërsa në projektin e përmirësuar ka përfunduar 70% e punimeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër