-
200 mijë lekë gjobë kush nuk deklaron numrin e vizitorëve! Zv/ministrja e Turizmit: 4500 struktura informale po presin pushues
Të gjitha strukturat akomoduese në vend, që presin turistë duhet të jenë të licencuara pavarësisht numrit të dhomave që kanë. Në komisionet parlamentare ka nisur diskutimi i projektligjit Për Turizmin i cili synon të ulë informalitetin në sektor, që po dëmton konkurrencën. Zëvendësministrja Vilma Bello tha se janë mbi 4500 struktura të paregjistruara që operojnë në vend
29 Shkurt, 15:47 -
Kalon te 'Veprimtaria Prodhuese' ligji për zonat e mbrojtura, Kumbaro: Përputhje me direktivat e BE! Majko skeptik: Të jepen më tepër shpjegime
Ligji për Zonat e Mbrojtura pritet të kalojë të enjten në seancë plenare ndërsa sot ka marrë dritën jeshile në Komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese. Në komision ligjin e shpjegoi ministrja e Turizmit Kumbaro, e cila tha se nuk ka asnjë shkelje të direktivave të Bashkimit Evropian. Skeptik ishte Majko i cili kërkoi më shumë sqarime nga qeveria.
19 Shkurt, 18:43 -
Projektbuxheti/ Deputeti i PS-së: Paga minimale të shkojë deri në 50 mijë lekë vitin e ardhshëm! Ministri i Ekonomisë: Në tetor 2024, indeksimi tjetër i pensioneve
Gjatë prezantimin të projektbuxhetit 2024 nga ministri i Ekonomisë, Ervin Mete, në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese që u mbajt online, Çela tha se e sheh si zgjidhje që punëdhënësi ta deklaroi më qatë dhe në këtë mënyrë, kontributi për pensionistët do të jetë më i plotë.
6 Nëntor 2023, 19:57 -
Mes debateve dhe përplasjeve për ish agjentin e FBI-së, mazhoranca rrëzon propozimin e Tabakut për ndryshime në ligjin për koncesionet publike
Mazhoranca në komision parlamentar rrëzoi propozimet e Jorida Tabakut në ligjin e koncesioneve, duke argumentuar se e ka marrë vetë një nismë për ta plotësuar këtë ligj. Debatet në disa komisione në Kuvend nuk i shpëtuan përplasjeve për ish-agjentin e FBI, McGonigal.
31 Janar 2023, 11:03 -
Më shumë shpejtësi dhe më pak kontrolle, ndryshimet në Kodin Rrugor të propozuar nga PD e PS kalojnë për seancë plenare në Kuvend
Ndryshimet në Kodin rrugor të propozuara nga Alibeaj e Balla kalojnë për votim në seancë plenare, pasi ngërçit procedural të krijuar në dhjetor. Vendimi i hap rrugën rritjes së shpejtësisë se lejuar, apo heqjes së patrullave policore nga rruga
23 Janar 2023, 11:42 -
Zhvillimi i rrugës Qukës-Qafa e Plloçës/ Debate te 'Veprimtaria Prodhuese' për huanë shtesë 49 mln dollarë, Bushati: 13 vite që ka nisur! Mazhoranca: Do përfundojë në 2025
Nuk kanë munguar debatet në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese lidhur me huanë shtesë me vlerë 49 milionë dollar për zhvillimin e rrugës Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafa e Plloçës. Opozita shprehet se po kryhet abuzim pasi ka 13 vite që ka nisur dhe janë kryer vetëm 51% të punimeve. Helidon Bushati e cilëson të patolerueshme dhe shprehet se qeveria po tallet me paratë e shqiptarëve.
19 Dhjetor 2022, 12:12 -
Debate te 'Veprimtaria Prodhuese'/ Baçi kërkon fjalën, Pëllumbi e kundërshton: S'ke çfarë tregon, të nxjerr jashtë dhe e shikon! Deputeti i PD: Provoje njëherë
Nuk kanë munguar debatet mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, ku po diskutohen për portin e Durrësit.Deputeti Luan Baçi kërkoi fjalën për procedurë, por kryetari i Komisionit Arben Pëllumbi nuk e lejoi, madje e paralajmëroi se do ta nxirrte jashtë.
16 Nëntor 2022, 12:07 -
Projekti për Portin e Durrësit, qeveria: S’ka asnjë kompani ofshore të implikuar! Po ofendoni sipërmarrësit, po dëmtoi imazhin e vendit
Ministrja Belinda Balluku në fjalën e saj në Komisionin për Veprimtaritë prodhuese i ka cilësuar si dhunë psikologjike akuzat e opozitës kundrejt sipërmarrësit Muhamed Alabbar, që do të ndërtoje Portin e ri të Durrësit. Ministrja u shpreh po ashtu se nuk ka asnjë kompani offshore te implikuar.
16 Nëntor 2022, 10:40 -
Projekti për Portin e Durrësit, qeveria: S'ka asnjë kompani offshore të implikuar! Mjaft ofenduat dhe baltosët sipërmarrësin
Pyetjet e shumta të deputetëve të opozitës për Portin e ri të Durrësit e shtynë për një moment të dytë, miratimin e projektit në Komision parlamentar. Qeveria sqaroi se firma që opozita dyshon të jetë offshore, është përfolur vetëm gjatë fazës së parë të negocimeve, dhe nuk është më pjesë e investimit.
16 Nëntor 2022, 10:29 -
Alibeaj prezanton propozimet për ndryshime në Kodin Rrugor: Të hiqen postblloqet policore, kanë krijuar praktika korruptive dhe marrëdhënie armiqësore me publikun
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar gjatë mbledhjes së Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, se amendamentet e propozuara për Kodin Rrugor, do t’i shërbenin qytetarëve dhe se nuk do të sillnin kosto shtesë financiare.
8 Nëntor 2022, 11:42