/ATSH-Z.Tosku/. - Në një atmosferë emocionuese u zhvillua  në Gjakovë,  Edicioni i VIII i konkursit Ndërkombetar,  "Pianisti i ri",  në shkollën 12 vjeçare 'Prenk Gjakova" në Gjakovë.
Ishte  Shoqata  Bell'Arte, e drejtuar nga mësuesja e pianos Vlora Baruti nismëtare dhe drejtoreshë ekzekutive e këtij konkursi që ju dha mundësi 82 femijëve nga 4-19 vjeç të manifestojne arritjet e tyre vjetore në skenen me standarde europiane të shkollës "Prenk Jakova" të qytetit të bukur të Gjakoves -Kosovë.
Juria u kryesua nga presideti EPTA-Gjermanisë, Heribert Koch  i njohur për vëmëndjen që ka treguar që ne vitin 2008 ndaj talenteve të festivalit  'Pianisti i ri"  të  EPTA së Shqipërisë në Vlorë dhe Tiranë , pianisti i mirënjohur Genc Tukici , si dhe nga organizatorja e 20 edicioneve te Festivalit  "Pianisti i ri ",  Takuina Adami në Tiranë . Ndërkaq, juria vleresoi gjatë 4 diteve talentet pjesemarrës të Konkursit që vinin nga qytetet,  Prishtinë, Mitrovicë , Ferizaj, Pejë, Gjakovë, Prizren , Gjilan , Rahovec të Kosovës  dhe nga Shqipëria , Shkodra, Tirana, Vlora , Elbasani dhe nga Maqedonia, Shkupi Kërçova etj.
Ajo që ishte interesante në këtë konkurs kishte të bënte me kategorinë Junior të fëmijëve nga 4 -6 vjeç.Gjithashtu,  emocionuese  ishte edhe  pjesemarrja e kompozitorit të nohur, tashme mbi 80 -vjeç, Fahri Beqiriqe i cili asistoi në të gjitha kategorite e pianistëve pjesmarrës.
Kulminacioni i konkursit  ishte Koncerti i Finalistëve  zhvilluar më 24 qershor në një atmosfere festive ku anëtarët e jurisë përgëzuan mësuesit për nivelin e arritur te pianisteve  dhe ku u ndanë dhe çmimet
Çmimi' 'BEETHOVEN" dhe "BRAHMS" dhënë nga Profesori Heriber Koch i merituan talentet e shkollës shqiptare , 12 vjeçarja Nikol Tuka e mesueses Dorina Saraqi, shkolla "Prenk Jakova" Shkoder dhe 16 vjeçarja Kristi Hivzi e mësueses Nadjezhda Porodini , shkolla "Jordan Misja", Tiranë .
Këte vit për herë të parë u dha çmimi  "Lola  Gjoka" dhënë nga EPTA -Albania, nga Takuina Adami akorduar pianistes 12-vjeçare Lisa Sahatciu , e mësueses Pranvera Hohoxha , shkolla "Prenk Jakova" ,Prishtinë .
Vëmëndje të vecantë krijoi për jurinë interpretimi i pianistes 8 vjeçare Eda Vlaco, me Nocturno op.Posthume të F.Chopin së cilës ju dha Çmimi "Chopin" duke i mundësuar  pjesëmarrjen në Festivalin  Piano Fest Prishtina , në vitin 2016.
Çmimi i madh i Festivalit,  "Pianisti i ri 2015"  e meritoi pianisti 16 vjeçar Bimi Milla i mësueses Nezahate Shala , shkolla "Prenk Jakova', 'Gjakovë që i mundëson një koncert me orkestër me Filharmonine e Kosovës , në kuadër të Festivalit" Dam Fest" në mars të vitit 2016. Mes duartrokitjeve të të pranishmëve,  kompozitori Fahri Beqiri i besoi Bimi Milles dhe çmimin "Fahri Beqiri" për Tokatten e Feim Ibraimit interpretuar në Koncertin e Finalistëve.