Zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Zgjeruar në Kukës, Gjiknuri: Ta kthejmë PS në laboratorin më të madh të ideve

Zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Zgjeruar në Kukës, Gjiknuri: Ta kthejmë PS në laboratorin më të madh të ideve

Vijon turi i takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit. Shtatë kandidatët e përzgjedhur për fazën finale, Anila Sokoli, Azem Elezaj, Besmir Ramallari, Dëfrim Korbi, Gazmend Hallaci, Klodian Gashi dhe Tigri Braha paraqitën para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë Kukës platformat e tyre të kandidimit.

Komisioni i Posaçëm i Kryesisë së Partisë Socialiste i përbërë nga Sekretari Organizativ, Blendi Klosi, Sekretari për Digjitalizimin, Etjen Xhafaj, Sekretarja për Burimet Njerëzore, Anila Denaj, deputetë, anëtarësia e partisë patën mundësi të njihen me platformat e kandidatëve dhe të dëgjonin vizionin e tyre dhe planin e tyre konkret për aktivizimin e të rinjve jo vetëm gjatë fushatave elektorale, rritjen e rolit të bashkëkryetarëve dhe shmangien e fiktivitetit në bashkëdrejtimin e strukturave, rritjen e numrit të anëtarësisë, etj.

Në nisje të takimit, Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri deklaroi se përmes një procesi transparent, socialistët do të zgjedhin njerëzit që do i drejtojnë ata për betejat e ardhshme elektorale.

“Vërtet procesi është shumë ndryshe nga ç’është bërë herë të tjera. Pasi shpesh kandidaturat kufizoheshin ngandonjëherë në një ose dy kandidatë të propozuar fatkeqësisht ndonjëherë dhe nga ndonjë kulisë e ngushtë atje. Dhe më shumë reflektonin raportet e pushteteve në bazë se sa interesin për të përbashkuar partinë.  Dhe pikërisht me ndryshimet statutore dhe me aktet e reja që nxori kryesia e PS dhe fillimi i këtij procesi, synimin e kishte dhe e ka të nxjerrë sa më shumë në pah individë që kanë kurajon, kanë dëshirën të marrin përsipër të drejtojnë PS. Ky është një proces shumë transparent”, tha ai.

Gjiknuri shprehu bindjen se kryetari i ri që do të zgjidhet do të ketë mundësinë që ta shëndoshë partinë dhe ta përgatisë atë për zgjedhjet e ardhshme. Ai nënvizoi se PS ka të gjitha kapacitetet për të qenë laborator i ideve dhe ku njerëzit ta gjejnë veten si shtëpinë e tyre.

“Jam I bindur do të jetë personi që do të dijë të mbajë derën e partisë të hapur dhe të jetë tamam shtëpia ku anëtarët e PS shkojnë dhe e gjejnë veten si shtëpinë e tyre. Se ky është synimi nga drejtimi i PS. Ne s’duam ta burokratizojmë partinë. Ne duam një njeri, i cili të ndihet atje si njeriu që i pret të gjithë. Njerëzit që duhet të shkojnë të qajnë hallet, të japin sugjerime për përmirësimin e politikave, për problemet lokale, për problemet e qeverisjes qendrore. Pse mos ta kthejmë ne partinë në laboratorin më të madh të ideve. Ne e kemi gjithë ata kuadro, gjithë ata njerëz të angazhuar, qoftë në administrata, qoftë në sektorin privat. Jemi partia më e shëndoshë në këto drejtime. Dhe nëse një kryetar di ta bëjë mirë këtë punë, ai e ka mundësinë që ta shëndoshë partinë dhe ta mobilizojë atë për zgjedhjet që do të vijnë”, shtoi Gjiknuri.

Duke e cilësuar qarkun e Kukësit jo të lehtë, Sekretari i Përgjithshëm i PS theksoi se socialistët do të arrijnë të fitojnë sërish drejtimin e Bashkisë në zgjedhjet e ardhshme.

“Qarku i Kukësit është qark jo i lehtë. Në 2019 ishim pa kundërshtarë. Kësaj radhe kemi garë të fortë. Qeveria ka bërë shumë , është gjynah që Kukësi të mos rrijë prapë në duart e duhura sepse vetë i shikoni ndryshimet”, nënvizoi Gjiknuri.

Sekretari Organizativ, Blendi Klosi u shpreh procesi po ecën shumë mirë në të gjithë vendin. “Kemi një proces që po ecën kudo mirë dhe unë ndihem shumë mirë. Kemi 7 kandidatë në Kukës duke dëshmuar që edhe për një bashki e cila ka një problematikë specifike dhe një garë shumë të vështirë, përsëri PS ka intelektualë, njerëz të shquar të cilët janë të gatshëm që të drejtojnë këtë parti dhe të marrin përgjegjësi për rezultatin”, nënvizoi Blendi Klos

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën