Zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Zgjeruar e Bashkisë Shijak, 3 kandidatët prezantojnë platformat

Zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Zgjeruar e Bashkisë Shijak, 3 kandidatët  prezantojnë platformat

Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Anila Denaj dhe Etjen Xhafaj

Pas takimeve të zhvilluara në Qarkun Korçë për prezantimet e kandidatëve për drejtues vendor të Partisë Socialiste, takimi i radhës u zhvillua me Asamblenë e Zgjeruar në Bashkinë Shijak, ku 3 kandidatët e përzgjedhur për fazën finale paraqitën platformat e tyre të kandidimit.

Takimi u moderua nga drejtuesi politik i PS për Qarkun Durrës, Adrian Çela, i cili vlerësoi se procesi i ri i sapo nisur është transparent, i bazuar mbi meritokraci dhe ka një rëndësi tepër të veçantë, pasi drejtuesit e rinj që do të zgjidhen do të kenë peshën kryesore të organizmit të partisë në betejën elektorale të radhës. 

Komisioni i Posaçëm i mandatuar nga Kryesia socialiste për këtë proces, i përbërë nga Sekretari Organizativ, Blendi Klosi, Sekretari për Digjitalizimin, Etjen Xhafaj, Sekretarja për Burimet Njerëzore, Anila Denaj, Sekretarja për Gruan, Etilda Gjonaj, deputetë të Qarkut Durrës, si dhe anëtarësia e partisë patën mundësi të njihen me platformat e 3 kandidatëve të përzgjedhur për fazën finale: Brusi Vora, Shpresa Domi dhe Fatmir Koçi.

Kandidatët prezantuan shkurtimisht eksperiencat, përvojat dhe arsyet pse i kanë shtyrë të kandidojnë për të drejtuar PS Shijak, si dhe iu përgjigjën pyetjeve të bëra lidhur me strategjinë dhe planin e veprimit për të rritur numrin e anëtarësisë së grave në struktura, si do u jepnin mundësi grave dhe vajzave që edhe nuk janë anëtare partie të angazhohen dhe të japin kontribut në fusha të ndryshme; forcimin e burimeve njerëzore për të arritur angazhim të plotë të strukturave; çfarë ndryshimesh mund të bëhen për ta bërë sa më funksionale strukturën e koordinatorëve dixhitalë; situatën aktuale të strukturave të partisë së Bashkisë Shijak, filozofia e tyre për ndryshimin dhe bërjen më efektive të strukturave për të garantuar fitoren në zgjedhjet e ardhshme.

Kandidati i parë, Brusi Vora, me profesion ekonomist, anëtar partie prej 10 vitesh dhe prej 3 vitesh Administrator i Njësisë Administrative Xhafzotaj në prezantimin e platformës së tij theksoi rëndësinë e krijimit të hapësirave për të rinjtë, pasi për të shënuar sërish rezultate elektorale pozitive nevojitet ndërthurje e eksperiencës dhe përvojës së më të vjetërve me pasionin dhe energjinë e të rinjve dhe të rejave. Ndër të tjera ai theksoi se do të jetë promotor dhe mbështetës i politikave sociale që do të promovojnë barazinë gjinore brenda strukturave të partisë, si dhe mbështetësi më i madh i të rinjve që duan të përfshihen dhe të japin kontributin e tyre për rritjen e PS-së.

Kandidatja e dytë, Shpresa Domi, me profesion inxhiniere, prej vitesh anëtare aktiv partie dhe Forumit të Gruas, gjatë prezantimit të platformës së saj theksoi se pikat kryesore e punës së saj do të jetë afrimi i të rinjve dhe mbështetja e plotë për Forumin e Gruas; mbështetja e politikave sociale për promovimin dhe mbështetjen e grave sidomos në zona rurale dhe në vështirësi ekonomike, si dhe  krijimin e një fryme skuadre për të punuar sa më shumë për forcimin e kapaciteteve dhe burimeve njerëzore të PS.

Kandidati i tretë, Fatmir Koçi, me profesion inxhinier gjeodezi, prej disa vitesh anëtar aktiv partie, gjatë prezantimit të platformës së tij renditi si pika kryesore: mbështetjen e kauzave të të rinjve dhe FRESSH, i cili është forum i epokës dixhitale që do ti japi mundësinë çdo të riu dhe të reje të shpalos idetë e veta; mbështetje e Forumit të Gruas për të mundësuar përfaqësimin sa më të madhe të vajzave dhe grave në politikë dhe vendimmarrje; tërheqjen e individëve të arsimuar në çdo fushë për të rritur nivelin e përfaqësimit të OS; mbajtja e zyrave të partisë hapur dhe zhvillimin e mbledhjeve javore në bazë të një kalendari të përcaktuar; ngritjen e strukturave të posaçme që nëpërmjet platformave dixhitale të jenë në kontakt të vazhdueshëm jo vetëm me anëtarësinë, por dhe me simpatizantët e PS, si dhe theksoi se energjitë më të mëdha duhet të fokusohen në punën me elektoratin gri, kryesisht me të rinjtë.

Në përfundim të takimit, Sekretari Organizativ, Blendi Klosi, vlerësoi faktin që asnjë prej kandidatëve nuk ka qenë drejtues i mëparshëm i degës së Shijakut, çka dëshmon besimin e anëtarësisë për formulën e re të PS, që në qëllim primar ka hapjen e partisë me njerëzit dhe vendosjen në çdo strukturë të parimit  të bashkëbisedimit dhe bashkëqeverisjes me këdo që dëshiron të japë kontribut për PS dhe një të ardhme më të mirë për vendin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erla: 07/06/2022 20:16

    I keni kushtuar vemendje dhe te rinjeve per kete nisme

    Përgjigju
  • Alesio: 07/06/2022 20:08

    Shijaku ka qene e socialisteve dhe do ngelet i socialisteve sepse rama me qeverin e tij ka treguar qe shijaku se ka lune kurr mbas vetem i ka mbeshtetue shijaksit❤️????

    Përgjigju
  • Joana: 07/06/2022 20:07

    Suksese kanditateve dhe uroj qe ti fitojne postet me te saktet per te kryer detyren. Pergezime Ps per transparencen e prrdorur gjate zgjedhjeve

    Përgjigju
  • Arber: 07/06/2022 20:03

    Kemi besim se do zgjidhen emrat e duhur dhe me aftesi te mira

    Përgjigju
  • Sami: 07/06/2022 19:57

    I keni kushtuar vemendjen e merituar prezantimit te ketyre platformave per te gjetur kandidatet e duhur. Jeni partia me e organizuar

    Përgjigju
  • maja: 07/06/2022 19:50

    i uroj suksese tre kandidateve

    Përgjigju
  • olti: 07/06/2022 19:36

    dite pas dite po shohim qe partia socialiste me ane te mireorganizimit dhe transparences sjell nje produktivitet dhe finalizim pozitiv

    Përgjigju
  • Petrit: 07/06/2022 19:33

    Kandidatet e partise socialiste kane qene gjithmone te zote dhe kane punuar cdo dite per te miren e vendit .

    Përgjigju
  • Esi: 07/06/2022 19:33

    Urime per kantidatet e rinj dhe uroj qe ta bejn mese miri punen qe i kan caktuar

    Përgjigju
  • Zana: 07/06/2022 19:31

    Me vjen mirenkur shoh kaq te rinj dhe te reja qe kane deshire te merren me politikr

    Përgjigju
  • titi: 07/06/2022 19:31

    u urojme suksese te gjithe kandidateve dhe finalisteve jemi ne pritje te ideve e risive qe do te sillni ne vend

    Përgjigju
  • Alban: 07/06/2022 19:29

    Tju merrnin shembull edhe kto te pd per organizimin qe keni ????

    Përgjigju
  • Rita: 07/06/2022 19:22

    Kanditatet e duhur per zhvillimin e vendit. Me vjen mire qe i perkushtuat kete vemendje te merituar

    Përgjigju
  • Elton: 07/06/2022 19:22

    Suksese dhe zgjedhje te mbara shpresojme te kete sa me shum kandidat te rinj qe te ken mundesi te reja

    Përgjigju
  • Blendi kodra: 07/06/2022 19:21

    Bravo nje proces fantastik dhe transparent ku partia socialiste do perfitoj me liderat e saj per cdo bashki

    Përgjigju
  • Fabiola: 07/06/2022 19:18

    Shume suksese dhe uroje te zgjidhen emrat e duhur dhe te tregojne aftesite e tyre me te mira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë