Arma që dyshohet se i përket Klodjan Rashës u gjend në pellg uji, janë fshirë gjurmët e gishtave, e  paidentifikueshme

Arma tip pistoletë që dyshohet se është poseduar nga Klodjan Rasha, i cili mbeti i vdekur në vend gjatë ndjekjes nga efektivi i policisë, N.H, nuk mund të identifikohet nëse është përdorur ose jo nga 25-vjeçari.

Kjo pasi pistoleta është gjendur e hedhur në një pellg me ujë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganava, çka e bën të pamundur gjetjen e gjurmëve të gishtave por dhe faktorëve plotësues të qitjes.

Megjithëse kjo armë e sekuestruar nga polici me inicialet F.A., është çuar për ekzaminim të gjurmëve të gishtave, ekspertët ende nuk kanë gjetur gjurmë të saj, për shkak se pistoleta ka qëndruar e zhytur në pellgun me ujë dhe për pasojë ka humbur elementët e identifikimit.

Ndaj dhe kur janë mbushur 3 ditë nga vrasja e Klodjan Rashës, policia dhe prokuroria ende nuk kanë dalë në një konkluzion përfundimtar se kujt i përket arma e sekuestruar rreth 100 metra larg trupit të 25-vjeçarit.

Pistoleta është gjetur disa minuta pas ngjarjes nga punonjësi i policisë me inicialet F.A. Arma është zbuluar pas krehjes së zonës që ka bërë policia, duke verifikuar çdo metër ku kishte kaluar Klodjan Rasha.

Sipas dokumentacionit, pistoleta është gjendur brenda një pellgu me ujë, dhe gjetja e saj është kryer vetëm pasi është kontrolluar me këmbë dhe elektrik dore, sipërfaqja e ujit.

Prania e armës në ujë, e bën të pamundur nxjerrjen e një konkluzioni të saktë deri në këto momente, duke mbuluar me mister enigmën nëse arma pistoleta e gjetur i përkiste ose jo viktimës Klodjan Rasha, që mbeti i vrarë në vend në mëngjesin e datës 8 dhjetor 2020, vetëm 70 metra larg banesës së tij.   

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geri: 13/12/2020 18:29

    Gjurmet e gishterinjve jane depozitime te yndyre qe prodhohet nga gjendrat qe ndodhen ne lekure. Kjo I ben gjurmet hidrofobe,te pa tretshme ne uje. Sado te zhytyra ne uje te jete nje objek me gjurme ato nuk do fshiheshin. https://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S2090536X12000238 Pas vdekjes nuk prodhohet yndyre, pra nuk leshohen gjurme. Nese dikush perdor nje arme, ne lekure, rroba etj do te kishte sasi te medhaja nitrat kaliumi/nitrit kaliumi qe vertetohet lehtesisht nepermjet nje solucioni me difenilamin dhe acid sulfurik. Mbetjet e djegjes se tymit te barutit mund te zgjasin deri ne 3/4 dite. Nese ai djale do kishte perdorur arme para vdekjes, arma do kishte akoma gjurme edhe pas gjetjes ne pellg. Do kishte gjurme baruti ne rroba/lekure. Duket warren qe nuk eshte perdorur arme nga ai djale dhe ajo arme eshte vendosur nga dikush Jo me shume dije forensike . Te vetmit prezent ishin policet ...

    Përgjigju
  • Dikushi: 12/12/2020 16:44

    Protesta tani nuk ka lidhje me vrasjen e klodianit

    Përgjigju
  • Iris: 12/12/2020 00:13

    Me kujtohet para disa vjetesh ne U.S.A.nje person kishte vrare nje tjeter,nje grua ne mos gaboj,me arme.Pas vrasjes pantallonat qe kishte pas veshur vrasesi gjate aktit kriminal ,policia ia gjeti ne te future ne uje ne shtepine e tij ,me sa duket per te zhdukur gjurmet e krimit.Kriminalistet pasi I sollen ne laburator,provuan luminol,por nuk gjeten gje.Atehere, nje kimist I kaloi ne nje test kimik te komplikuar dhe vetem atehere morren te dhenat qe kerkonin.Tani, veshjet nuk jane njelloj si armet,por duhet qe ne kete rast kriminalistet tane te kontaktojne ata amerikane per ndihme.

    Përgjigju
    • Idlir: 13/12/2020 00:41

      Ktu nuk vuajne per te zbardh te verteten se nga ana profesionale sjan keq kto , problemi qendron sa duan ta lerkojn ato .Kjo esht çeshtja

  • Realisti: 11/12/2020 17:11

    Ndjese paste e ju prehte shpirti ne paqe Klodianit! I vdekuri nuk gjykohet por qe ishte nje cope rrugaçi, kjo nuk diskutohet. Te qe shenjtor nuk bridhte naten me pistolete neper duar. Gjithsesi askush nuk meriton plumbin dhe vrasja ska justifikim, por rruget e errëta dihet ku te cojne, drejt erresires.

    Përgjigju
  • Ajdi: 11/12/2020 13:02

    Nqs do e marim ne anen njerezore polici ka ber gabim,nqs do e marim ne anen ligjore polici ka vrpruar drejt po ne nuk kemi shtet shteti jon eshte ku e ku te vjedhi me shum duke filluar nga prokurori,gjykat,spital e kudo.Te mbrohet polici nga shteti sepse ka qen ne krye te detyres e ska dal aty te luaj kuka fsheti me njerzit apo aq me keq ti drejtoj armen klodiani e ti thot ndalove se te vrava.nqs N.D vete ne buk jan nja 20 vete qe duhet te ven ne burg pas tij qe nga oficeri sherbimit shefi komisarjatit ardi veliu e lleshaj.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 11/12/2020 11:33

    Problemi është shumë i qartë.Arma është e viktimës pa leje ndaj i iku policisë dhe e hodhi në uji.Ikja nga policia yregon se viktima ishte fajtor se kish thyerë orën policore,kishte armë pa leje dhe i kishte ardhur momenti i vdekjes si qëni në vreshtë. -Fai i policit vrasës qendron se duhet të kishte bërë qitje paralajmëruese 2+1. -Shkarkimi Ministrit është dobsi e paprecedent e Edi Ramës që në 7 vjet ka larguar 3 Mb më të mire duke i bërë qejfin SaliKrimit që po tallet me të. -Ramës tashmë i shkon për shtat të shkoi në PD në prërin e Saliut si KAÇI ZI,Islami,pas reabilitimit të trsdhëtarit Mit'hat Frashëri dhe uljes së kokës te veteranëve të L2B

    Përgjigju
  • Loran: 11/12/2020 11:31

    O polici esht hero te q...ca ke e ca ske o kurv

    Përgjigju
    • O loran: 11/12/2020 11:58

      Thoji babit ti mbledhi qent e frpd e te sapiut nese e mendon kshu.

  • gadaf: 11/12/2020 11:22

    nuk fshihen shenjat e gishtave pa uje te oksigjenuar ose amoniak

    Përgjigju
    • Polici eshte hero: 11/12/2020 11:48

      Polici ka dale para gjykates dhe sot eshte e enjte do material Fevzua me Enin. Me cfare tjeter do ti mbajne gjalle vandalet dhe alabaket e forumit rinor te PD-s. Duhen dhe ca kazane te djegur sot.

  • Naumi: 11/12/2020 11:14

    C'rendesi ka kishte arme a s'kishte,,,ai nuk e perdori armen,,e hodhi dhe mbaroi ajo pune ,,,nuk duhej goditur nga polici,,polici te denohet me burgim te perjetshem....

    Përgjigju
    • Polici eshte hero: 11/12/2020 11:46

      Ka rendesi sepse vertetoi qe i semuri mendore nuk kishte dal per kafe ne 2 te nates apo per cigare me hurma ne xhep. Kishte dal me arme ne xhep per te vrare dhe grabitur. Ne cdo vende te Evropes apo ne Amerike policia te krip koken me plumba nese nuk ndalon dhe je i armatosur. Bota i dekoron polica te tille politika jone i fut burgjeve. Ky eshte dallimi nga nje vende qe ka shtet dhe nje qe eshte pa shtet. U dogj gjithe Athina dhe Greqia dhe qeveria aty nuk e shiti policin megjithese gjykata e gjeti fajtor. U dogj Parisi dhe qeveria nuk beri asnje hap pas jo si ky palloshi yne qe ju ben gjyqin policit dhe na tregon vaadalizmat kane arsyhe.Polici eshte hero ta mbaj koken lart asnje keqarrdhje per plehrat. Beri detyren!

  • tironci: 11/12/2020 11:12

    Keto probleme do kemi perhere me policine derisa police veshin barit dhe dhiaret, nga dele me kapele, plus imagjino me pistolete llogariteni vete ca bon bariu. dhe ja ca beri e mori ne qafe cunin e huj, ky duhet bo shembull qe te tjeret te maten mire kur te morin turnin fshataret

    Përgjigju
  • daeni: 11/12/2020 10:47

    Cfare pret kur policia eshte mbushur me maloke-dibrane ? Normal qe mbeshtesin njeri tjetrin.

    Përgjigju
    • Per o veni: 11/12/2020 17:18

      Ne 97 i morem te gjith armet se na derg sala mercenaret e tij e na vran e na pren per 1 muaj rresht .pastaj morem armet e u qim rracen i perzum e i dolem per zot qutetit e bashkqytetareve.kshu cik kujdes kur na quan komplet popullin kryengritsa.sa per policin ti q..nena ne burg.tja hapin rrethin cunat e sektorit.

    • polici eshte hero: 11/12/2020 11:06

      O veni merr ilacet qe te ka dhene psikiatri. Polici eshte hero leri pordhet politike.

    • veni: 11/12/2020 10:53

      o palle a jeton ne kete bote apo ne tjetren. polici qe ka vra ehste tepelens dhe i biri i njerit prej kryengritesve te 97-s. ja pra qe ata qe bene 97 jhane duyke bere ehdhge kjete. pyt te qr

  • Bes: 11/12/2020 10:41

    Organizata teroriste e Partis socialiste po zbaton skenar te qellimishem per te destabilizu vendin si perpjekje per te shpetuar nga deshtimi ekonomik dhe shendetsor. Dhenia e 20 versione dhe zvaritja e hetimeve tregojn qart qe ky skenar i para pergatitur po zbatohet dhe po dirigjohet nga strukturat e partis socialiste. Deklarata e erion velias se shkatrimi prones publike qenka nje reagim i mirkuptuar si pasoj e dhimbjes tregon qart qe ky skenar po mbeshtetet qellimisht duke e quajtur pronen publike RAQE duke i dhen zemer anarkistve per shkatrim. Mos reagimi i strukturave si sherbim informativ dhe organeve tjerave per individet me prije kriminale eshte qellimshem dhe mjaft i qart ne rast e vazhdimi te ksaj situate. Shqiptaret te jen vigjilent ne mbrojtje te prones private dhe publike tolerimi i veprimeve te tilla i sherben vetem strukturave te vecanta.

    Përgjigju
    • rudina: 11/12/2020 12:00

      Paske pi icik zemer. a u meove shume per ket qe the . me siguri ke maru dy universitete,kristalin dhe ufon. cfare destabilizimi po thu dhe kush po e bon. a nigjove cfare te tha dje lideri jot legjendar, se me 21 Janar kush hynte mrena ne Kryeministri nuk do dilte i gjalle. Kjo eshte fytyra e vertet e atyre qe duan kaos dhe ajo ata qe duan te ndertojne . po kur ka deklaru qe me 1000 veta e hedh Ramen kur te doje, po njesoj . ja pra i nderum bashkeatdhetar , hijenat qe duan te shkaterrojne dhe qe po shkaterrojne jane pikerisht ata qe thote personi ne fjale qe vec te vrase kerkon.

  • Polici eshte hero: 11/12/2020 10:41

    Pse nuk shkon media te marre ne interviste familjen e policit qe eshte ne burg sot dhe e pret akuza per vrasje? Apo ate e ka pjell lopa? Turp, e shiten policin per interesa politike. Nga doli arma? Kush e hodhi armen? Si ka mundesi qe nuk u gjekan gjurmet e gishtave? Po numer serie ka arma? Kur eshte perdorur sepse cdo arme le gjurme ka histori. Po merrni miletin per budallenj. Ka 3 dite qe e dine qe arma ishte e atij qe vdiq dhe ka 2 polica qe kane dhene deshmi qe polici eshte kercenuar ne krye te detyres. Nuk eshte qelluar ne koke viktima por sipas ligjit eshte tentuar te qellohet ne kembe por qelloi qe plumbi e kapi ne shpatull dhe i preku organ jetik. Kjo eshte e verteta o plehra apo nuk ka gje eshte e Enjte sot do meterial Fevziu me Enin. Kryeministri pallosh ja beri gjyqin policit sebashku me mediat dhe analistat mizerabel. Nuk ka asnje vende ne Evrope apo Amerike qe polici i shtetit te perdoret mish per top per politike. Policia sot po masakrohet nga qeveria dhe opozita, nuk e kane me policin por me policine sepse nuk duan ligj dhe drejtesi. Policit i lumte dora dhe eshte hero. Le ta vendose gjykata po ka bere gabim jo vemjet e politikes

    Përgjigju
    • Polici eshte hero: 11/12/2020 12:49

      Anastasia dhe Ana femijes tim as nuk i shkon ne mendje te dale ne 2 te nates me arme ne xhep dhe nese do ja merrte perendia mendien une si prind do kerkoja falje policise dhe komunitetit ku jetoj. Kshu sillet nje shoqeri e civilizuar. Por ti shkruan se ne nuk kemi shtet , kemi nje pallosh kryeminister qe do vetem vota e nuk i rruhet fare per njerezit e thjeshte qe flene gjume ne 2 te nates sepse jane ne pune qe ne 5 te mengjesit. Cfare do beni ju tu vinte i semuri mendore ne 2 te nates ne shtepi per kafe me arme ne breze? Do ti prezantonit vajzat dhe motrat e ca keni ne shtepi sepse gjynah ka familje??? Familja e tij nuk ka asnje pergjegjsi per djalin 25 vjec por nga ana tjeter nuk kane perse kercenojne me hakmarrje apo kerkon drejtesi. Lerini pordhet politike, polici eshte hero dhe i lumte dora.

    • Anastasia: 11/12/2020 11:31

      Polici duhet vrare Po te ishte femija yt do ta thoje nese i lumte dora policit. Duket qe qenke me ps, me ardi veliun , me sandrin. Uroj qe te gjithe policet e tille te marrin denimin e duhur .

    • Ana: 11/12/2020 11:21

      Po te ishte femija jot a do thoje i lumte dora policit. Duket qe qenke polic ne profesion por nje dite zoti do tju gjykoje por do jet teper vone . Bravo u qpfte protestuesve ti vrasin krejt policet.

    • Delinquenti: 11/12/2020 11:13

      NUK I FEQ ASNJE PRESJE KOMENTIT SHUM I DREJT DHE ME VEN

    • Ana: 11/12/2020 11:12

      Te thashin dy krahet edhe komenton. Si te duket po te ishte femija jot do dilje te thoje i lumte dora policit apo je polic vete. Policia e sotme do vrar dhe djegur ne benzine . Kjo asht policia . I lumte dora cdo protestuesi qe ve dore mbi polic dhe uroj ti mbysin krejt .

  • shkaku: 11/12/2020 10:40

    Ky pra eshte shkaku se shteti eshte koke e kembe i molepsur per te fshehur te verteten. keto nuk i ha as gomari. qelbesira

    Përgjigju
  • Nje polic: 11/12/2020 10:33

    Shpresoj qe nga te njohurit e Klodianit dikush te jete i ndershem dhe te tregoi per armen qe kishte ai.Ne se hetimi zhvillohet me profesionalitet pa tjeter duhet te vertetohet pistoleta e gjetur.Mendoj se familja do te jete bashkepunuese. Madje edhe nga opozita mund te dale ndonje i ndershem...

    Përgjigju
    • Ana: 11/12/2020 11:33

      Mjere ne te gjallet por ju akoma merreni me te vdekurin. Arma nuk eshte e tij por ju doni tja lini atij. Flisni e aulodoni sepse ai ka vdekur dhe nuk keni ku te merrni versonin e tin e luani arushe. Zoti ju pafte e ju gjykofte

    • Polici eshte hero: 11/12/2020 11:03

      Xhaxhai i vet te behet burre e te marre pergjegjsite meqe tha ne media do varr veten nese del qe ka pas arme. Poici do haj burgun, e shiten per politike. Nuk behet shtet kur nuk ka asnje mbrotje per policin ne krye te detyres. Mileti nuk jane budallenj, nuk mbiu arma ashtu kot. Arma le gjurme dhe shpresoj te behet analiza te dale ku eshte perdorur ne cilen ngjarje kriminale dhe si.

  • Loran: 11/12/2020 10:28

    Kjo arm esht vendosur aty nga organizata kriminale : drejtoria e policis

    Përgjigju
    • O polici hero: 11/12/2020 11:45

      Po si do e bënin kur nuk mund të hynin brënda perimetrit të ngjarjes që ka rrethuar prokuroria. Pistoletën tjetër polici nuk e ka pas në xhep o bole, e kanë sjellë më vonë nga ku e kanë pasur.

    • Polici eshte hero: 11/12/2020 11:05

      Po or po e vuni policia , por e la 100 m larg trupit te tij dhe fshiu shenjat e gishtrinjve.... Ik o idiot!

  • UKU MOMLIT: 11/12/2020 10:21

    Kryeministri duhet te shkarkoj nga detyra Drejtorin e Pergjithshem te Policise,ate te qarkut te Tiranes dhe te çoj per procedim penal referuesin apo pergjegjesin e policit vrases. E tere kjo tymnaja e armes gjetur perceptohet si nje veprim huliganesh te policise.....

    Përgjigju
  • Io.70: 11/12/2020 10:13

    Pak si e palogjikshme kjo që thoni për gjurmë gishtash që nuk gjenden në armën e gjendur, gjurmët e gishtave në cdo objekt ngelet si produkt i yndyrës që lëkura e njeriut ka në sipërfaqen e saj, yndyrë e cila nuk tretet në ujë më një kohë të shkurtër , aq më tepër kur thoni që mund të jet e të ndjerit që e kishte hedhur pak para se të vritej.

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/12/2020 10:06

    Po e kjart është se ai e hodhi në vrap e sipër! Më dhimbset polici i mjer !

    Përgjigju
    • Tito: 11/12/2020 11:09

      O Veni mjeshtri. Po ta hidhte policia e linte afer trupit te djalit dhe jo 80m larg. Por thuaj qe do behet mish per top polici per te ulur gjakrat e politikes dhe mbase familjes se te ndjerit.

    • Loran: 11/12/2020 11:01

      Mso te shkruash shqip o arber pastaj komento

    • veni: 11/12/2020 10:53

      fort e kjart more arber., aty e hodhi policia, por nuk i doli skema e manipulimit te vendnagjes se nuk i beson njeri me keta plehra

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin