Zhvillohet për herë të katërt tenderi për dhënien me koncension të zonës zhvillimore ekonomike të Spitallës në Durrës.
Dy oferta janë paraqitur dje në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Pas hapjes së dosjeve, komisioni i shqyrtimit të ofertave vijoi punën me dokumentacionin me dyer të mbyllura.
Mësohet se ofertë ka dorëzuar kompania Edil Al-IT, që premton një investim 89 milionë euro dhe 12 mijë vende të reja pune.
Zarfi i dytë është ai i kompanisë Pelikan shpk. Investimi i firmës nga Durrësi premtohet me vlerë prej 38.9 milionë eurosh dhe 2.500 vende të reja pune.
Objekti i kontratës është ndërtimi, zhvillimi, mirëmbajtja dhe operimi i zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, në Spitallë, Durrës, për një periudhë 99-vjeçare.
Në kriteret e përzgjedhjes së fituesit, propozimi teknik për ndërtimin e zonës vlerësohet me 25 pikë, ndikimi mjedisor 10 pikë, ndikimi social 15 pikë, koha e përfundimit të investimit 10 pikë dhe kapaciteti financiar dhe mundësia e financimit të projektit (plani i biznesit) me 40 pikë.
Përpjekjet fillestare në vitin 2015 për dhënien e 500 hektarëve në Spitallë dështuan, pasi kompanitë e interesuara kineze shfaqën mangësi.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com