Kosova humbi 2-0 me Hungarinë në miqësore. Pas ndeshjes trajneri i dardanëve, gjermani Franco Foda tha se mund të kishin barazuar nëse do luanin ndeshjen e plotë si 60 minutat.
“Deri në minutën e 60 isha shumë i kënaqur. Në pjesën e parë kishim mundësitë më të mira për shënim. Por, në pjesën e dytë pranuam gol që nuk bën të pësohet në këto nivele. Pas pësimit të një goli të tillë kishte edhe 30 minuta dhe mund të barazonim. Më pas pësuam edhe të dytin dhe ndeshja mbaroi.
Lojtarët patën mundësinë të tregonin veten. Jam i kënaqur me secilin lojtar, edhe me ata që erdhën nga stoli. Kemi mundësi të përmirësohemi. Skuadra u mundua t’i zbatonte urdhrat dhe ato që u kërkova unë. Bëmë presing, fituam shumë topa dhe krijuam raste. Ndonjëherë kemi humbje të lehta të topit, si te goli i parë. Nuk duhet të ndodhë një gjë e tillë.
Performancën që bëmë për 60 minuta, duhet të mësohemi ta bëjmë për 90 minuta, por nuk jemi ende në atë nivel. Kjo është shumë e rëndësishme, duhet të përmirësohemi në këtë drejtim. Për të arritur kualifikimet në Botëror apo Europian, ne duhet të performojmë për 90 minuta. 60 minuta nuk mjaftojnë.
Lojtarët e ardhur nga stoli? Gjithmonë shpresa është që të përmirësohet loja me zëvendësimet që bëjmë. Humbëm topa, atë priste Hungaria, nuk bën të ndodhë më një gjë e tillë”, theksoi tekniku i Kosovës.
Lajmi kryesor:
Kosova e pafuqishme në 'Puskas Arena', Hungaria e mposht 2-0
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.4%
-
Jo
62.9%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
25 Janar, 09:28
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi, për garantimin e një mjedisi të sigurt
24 Janar, 14:51
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Ilir Yzeiri: Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv
24 Janar, 12:20
-
BE konfirmon Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
24 Janar, 11:16
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE
24 Janar, 09:19
-
Presidentja Osmani: Kosova do të vazhdojë partneritetin me administratën e re amerikane
24 Janar, 09:09
-
Davos/ Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
24 Janar, 07:53
-
Kosovë/ Kujtimet e '99-ës, hapet muzeu i parë i Fëmijëve të Luftës në Prishtinë
23 Janar, 13:35
-
Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi në lokalin në Prizren, nis procesi gjyqësor për rastin 'Kobra City'
23 Janar, 12:15
-
Kosovë/ E pazakontë në Suharekë, qeni futet në shkollë dhe sulmon 4 nxënës dhe oficerin e policisë! Në fund asgjësohet nga efektivët dhe arrestohet pronari
23 Janar, 08:23
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25