Zhvishen skiatorët, kalendar
nudo për të mbledhur fonde/FOTO

Zhvishen skiatorët, kalendar<br />nudo për të mbledhur fonde/FOTO
Një grup skiatorësh amerikanë i kanë hequr të gjitha në një kohë kur të tjerë nuk dinë ç’të veshin më parë në këto temperatura të ulëta.

5 vjaza dhe 6 djem kanë rënë dakort për të pozuar në një kalendar nudo, fondet e të cilit do të shkojnë në ndihmë të sportistëve të këtij sporti për të përballuar shpenzimet në kategoritë më të ulëta.

Qëllimi i tyre është të mbledhin rreth 100 mijë euro nga ky kalendar, që më pas skiatorët të kenë mundësinë të marrin pjesë edhe në garat e Kupës së Botës.

Nën moton “Poshtë veshjeve tona”, trupat e skiatorëve janë përfshirë në kalendarin seksi duke u shfaqur të zhveshur totalisht në pozicione të ndryshme garimi.

Shumë nga skiatorët e përfshirë në kalendar renditen nga vendet e fundit të klasifikimit por ata janë mbështetur nga skiatorët e famshëm Ligety e Ros, që janë lider në garat ndërkombëtare të skive.

[gallery]20221[/gallery]

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene