SHBA – Një zhytës, i njohur me emrin Tom ka arritur të hipnotizojë një peshkaqen për 15 minuta dhe ta mbajë atë vetëm me pëllëmbën e dorës.

Tom është zhytur në një plazh të Bahamas në një thellësi 45 metra ku ka hasur një tufë me peshkaqenë.

Menjëherë ai bëri “magjinë” e tij duke e patur peshkaqenin në kontroll.

Nga një kafshë e egër, papritur peshkaqeni u kthye  në një peshk shumë të urtë dhe të sjellshëm. Sekreti i hipnotizimit qëndron në mënyrën se si e përkëdhel peshkaqeni.


peshkaqen
Foto të tjera

Zhytësi Tom e ka arritur këtë gjë duke fërkuar në hundë peshkun e egër dhe e ka “paralizuar” totalisht për 15 minuta.

Peshkaqenët e quajtur ‘Reef’ nuk janë të rrezikshëm ndaj njerëzve. Megjithatë, një prej tursiteve që ishte zhytur së bashku me hipnotizuesin tha se përsëri “ai ngelet një kafshë e egër”.

(v.gj/shqiptarja.com)