Zi në futbollin shqiptar, ndërron jetë ikona e klubit të Tiranës dhe Kombëtares

Zi në futbollin shqiptar, ndërron jetë ikona e klubit të Tiranës dhe Kombëtares

Ali Mema, ish-futbollisti i Tiranës dhe kombëtares shqiptare, është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Prej kohësh Mema vuante nga sëmundje, betejën me të cilën e humbi sot. Ai mbahet mend si një nga ikonat e klubit të Tiranës me të cilët ka luajtur nga sezoni 1960-1966 si dhe një aventurë të mëvonshme në vitet 1971-72.

Mema u detyrua nga sistemi i kohës të luante me Partizanin, diçka të cilën ai e mohoi dhe si pasojë u internua në Shkodër. Me fanellën e Vllaznisë ai spikati ashtu si me Tiranën, ndërsa në ndeshjet kundër bardhebluve refuzonte të zbriste në fushë.

Mema ka luajtur 14 ndeshje edhe me ekipin kombëtar, por më së shumti nga sportdashësit mbahet mend për ndeshjet që ka zhvilluar me skuadrat shqiptare në Ligën e Kampioneve. Ali Mema është i ati i Ardian Memës, trajnerit aktual të Tiranës si dhe xhaxhai i Sulejman Memës, ndihmësit të trajnerëve në ekipin kombëtar.

Homazhet në nderim të Ali Memës do të zhvillohen nesër, datë 27 mars 2019, nga ora 10:00-12:00 në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 26/03/2019 17:34

    I qofte dheu i lehte ikones se futbollit tironas te madhit Ali Mema

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë