Zi në shkollën 9-vjeçare të Rrubjekës në Durrës, i jepet lamtumira drejtoreshës që e zuri korrenti në dush! Buqetë me lule në zyrë, kolegia shpërthen në lot: Ëmbëlsia e saj ishte ende aty

DURRËS- Shkollës 9-vjeçare 'Rrubjekë' i është vënë kyçi! Një buqetë me lule dhe një foto e saj e buzëqeshur u vendos në zyrën në të cilën Ornela Gjeçi kaloi 14 vite të punës së saj. Zija ka pllakosur shkollën! Me lot në sy, nxënësit, kolegët e banorët e zonës i kanë dhënë lamtumirën e fundit drejtoreshës Gjeçi, e cila humbi jetën pasi e zuri korrenti në dush.

Të gjithë banorët e zonës u mblodhën për t’a përcjellë mësuesen në banesën e saj të fundit. Ajo kishte fituar respektin e të gjithëve. Për nxënësit ishte si një prind i dytë, e për koleget nuk ishte thjesht drejtoresha, por mikja dhe motra e tyre më e mirë. Prindërit kishin gjetur tek ajo ngrohtësinë dhe mirësinë që dhuronte, si edhe zgjidhjen për problemin më të vogël.

Mësuesja Sonila Domi shpërthen në lot teksa për Report Tv flet për miken e saj që nga fëmijëria. Me dhimbjen e madhe, Domi thotë se këmbët nuk e mbanin që të futej në shkollë. Në tavolinën e ftohtë prej druri, Domi shprehet se ëmbëlsia e drejtoreshës ishte ende aty, përcillej përmes asaj fotoje që ngrohu zemrat sadopak e të gjithëve. 

“Ne jemi banorë të kësaj zone. Njiheshim prej vite, jemi lindur dhe rritur këtu. Ka qenë mësuese në shkollën 9-vjecare Maminas, unë isha në Rrubjekë. Pas disa vitesh u bë drejtoreshë në shkollën Rrubjekë. Çdokush pas një fatkeqësi thuan fjalë të mira, por për atë me gjithë mend jetojnë fjalët e mira. Ka qenë një drejtuese, kolege, motër shumë e mirë, qëndrim të ngrohët me prindërit.

Shkuam sot në shkollë, me thënë të drejtën nuk na bënim këmbët, zi e madhe në shkollë. Shkolla u mbyll sot. Komunikuam me drejt e ZVA Shijak dhe tha ajo meriton t’i bëhet gjithçka. U hap drejtoria, një vendin e saj një buqetë me lule dhe foto e saj. Ajo zi ishte në shkollë, por ëmbëlsia e saj qëndronte aty në tavolinë në buqetën e luleve që vendosëm”, tha kolegia Sinila Domi.

Domi tregon edhe si e mori lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Gjeçit.

“Një prind i një nxënësi më mori në orën 6, thash mos ishte një shaka. Sipas fjalëve ka bërë dush dhe e ka zënë korrenti nga shkarkimi elektrik. E ka gjet bashkëshorti pasi është kthyer vonë nga puna. Ai kthehet gjithmonë në orën 11. E ka çuar në gjendje jete në spital, por fati i keq i asaj, nuk mbijetoi. Dje ishte pushim, por ajo na mblodhi për keq këtu të shtëpia e saj”, vijon ajo.

Për ne ka qenë prindi i dytë, shprehet një nxënëse e klasës së shtatë për Report Tv.

Ka qenë si një prind i dytë për të gjithë ne. Kur mësuam që është ndarë nga kjo jetë u ndjemë shumë keq”, tha një nxënëse.

Teksa po lahej në dush, drejtoresha Ornela Gjeçi humbi jetën një ditë më parë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se bolieri nuk ishte i lidhur me automatin, i cili stakohet automatikisht kur bie në masë.

Bashkëshorti i saj e dërgoi me urgjencë në spitalin e Durrësit, por 45-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë dot. Ajo humbi jetën në banesën e prindërve të saj në Maminas, ku jetonte me bashkëshortin edhe fëmijën e tyre të vetëm. Bashkëshorti i saj është pjesë e Forcave të Armatosura dhe shërben në Policinë Kufitare të Durrësit. Ndërkohë, Ornela Gjeçi jepte në shkollën ‘Rrubjekë’ lëndën e Historisë.

Për fat të keq kjo nuk është hera e parë që një person ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me korrentit. Rasti më i fundit ka qenë në Fushë-Arrëz ku humbën jetën nëna me 2 vajzat. 

1679521604_1679500207777.jpg

Mësesja Ornela Gjeçi

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 23/03/2023 12:40

    Ky aksident eshte serioz dhe duhet nderguegjesim i shqiotareve qe te heqin dushin nga priza kur lahen dhe te vendosin tek automati nje salvavita qe eshte shume i lire dhe shpeton jete. Ne momentin qe nje aparature eshte me difekt, ai butoni i salvavites bie dhe nderpret energjine ne banese.

    Përgjigju
    • Toni: 23/03/2023 14:07

      mjafton te kesh tokezimin ne rregull or mik ....

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë