Trajneri i Realit të Madridit, Zidane i ka thurur elozhe kapitenit Ramos pas golit që shënoi në minutën e 92' përballë Deportivos duke i thënë fitoren ekipit 3-2.

"Sergio shfaqet gjithmonë në momentet e fundit. Jam shumë i lumtur për të gjithë lojtarët.
 

Sergio është i veçantë, nuk është hera e parë, që shënon në sekondën e fundit, ai është kapiteni ynë. Është shpirti i Real Madridit. Kjo është demonstruar, ka karakter, nuk heq dorë.
 
Duhet të përgëzoj kundërshtarin për shkak se ata kanë qenë shumë të mirë. Në fund kemi arritur tre pikë shumë të rëndësishme për të mbajtur distancën dhe lidershipin
"deklaroi ai.
 
Tashmë Reali do të shkëputet nga kampionati për të luajtur në Botërorin e Klubeve në Japoni. 


dy.b/shqiptarja.com