Zidane: Fitore përballë Osasunës
presim me padurim rikthimin e Bale

Zidane: Fitore përballë Osasunës<br />presim me padurim rikthimin e Bale
Në prag të ndeshjes me Osasunën, trajneri i Realit të Madridit Zidane shprehet optimist për fitoren pas 15 ditëve pushim për shkak se nuk luajtën përballë Selta Vigos javën e parë.
 
"Kemi pasur kohë për të punuar dhe kjo nënkupton që kemi bërë mirë. Është një fushë shumë e vështirë.
 
Osasuna është një skuadër që luan mirë dhe në fushën e saj gjithmonë t’i bën gjërat e vështira" deklaroi ai.
 
Tekniku foli edhe për rikthimin e Balës dhe rinovimin e ISCO. "Shpresoj që Bale të jetë me ne në ndeshjen kthyese kundër Napolit. Ai po punon shumë mirë.
 
Përsa i përket ISCO-s kjo do të vendoset me klubin dhe me lojtarin. Është një futbollist që më pëlqen shumë”shtoi Zidane.
 
Francezi foli edhe për kërkesën e Barcelonës për të luajtur finalen e Kupës në Bernabeu.
 
"Nëse kërkesa do ishte bërë nga Real Madridi që finalja të luhej në Barcelonë, përgjigja do të ishte e njëjta.
 
Shikoni atë që tha presidenti. Nëse ai thotë se ka punime, atëherë ka punime” përfundoi ai.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos