‘Komplimentat’ që miku i një shqiptari i ka bërë një vajze në një bar në Maltignano, Itali, janë kthyer në “mollë sherri” mes tyre dhe baristit të lokalit. Kjo ka sjellë më pas edhe arrestimin e dy miqve.
24-vjeçari shqiptar me iniciale H.S. dhe një 26-vjeçar sicilian me iniciale A.L. janë protagonistët e të shtënave të regjistruara mbrëmjen e djeshme në Caselle di Maltignano, përballë “Bar Enjoy”, raportojnë mediat italiane.
Rreth orës 22:30, 26-vjeçari komplimetoi një vajzë që ndodhej në bar me fjalë të “rënda”.
Në ato momente, baristi i kërkoi të riut të largohej, por ky i fundit e kërcënoi.
Më pas, 26-vjeçari u largua për t’u kthyer më vonë me automjetin e tij në shoqërinë e shqiptarit.
A.L. qëlloi në ajër me pistoletë para hyrjes së barit dhe më pas dy të rinjtë u larguan me makinë, në ndjekje të së cilës u vu baristi me autoveturën e tij. Dy automjetet, më tej, u përplasën.
Italiani u arrestua menjëherë, ndërsa shqiptari tentoi t’ia mbathë në këmbë pasi hodhi një pistoletë aty pranë, por edhe ai u vu në pranga.
Të dy janë në arrest shtëpie, në pritje të procesit gjyqësor dhe akuzohen për kërcënim me armë zjarri.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com