Zimbabve, gjobë 5 dollarë për
çdo ulërimë gjatë lindjes

Zimbabve, gjobë 5 dollarë për<br />çdo ulërimë gjatë lindjes
TIRANE - Sipas gazetës amerikane Washington Post, në një raport ndërkombëtar mbi korrupsionin, në një rast të pabesueshëm, rezulton se një spital në Zimbabve i detyron gratë të paguajnë pesë dollarë për çdo të bërtitur gjatë lindjes.

Në teori, kjo rregullore absurde shërben për të shmangur alarmet false të grave që presin të lindin fëmijë, por në realitet ka të bëjë me “marrjen e parave”.

Spitalet në Zimbabve kanë një tarifë 50 dollarë për çdo lindje, një tarifë sërish absurde, sepse është sa një e treta e të ardhurave mesatare vjetore për një punëtor të thjeshtë në këtë vend, sipas “Transparency International”.

Kjo ndihmon të shpjegosh pse shumë gra zgjedhin të lindin në shtëpi, dhe në raportet e OKB-së thuhet se një në tetë gra nga Zimbabveja vdes gjatë lindjes.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit