UASHINGTON – Marka e famshme e çakmakëve “Zippo”, prezente në treg prej 80 vitesh, feston këto ditë prodhimin e 500 milionë copëve. Bëhet fjalë për një objekt që është kthyer në një ikoni, që kur u shpik në vitin 1932 nga një australian, George G. Blaisdell.

Dyqani i parë ku u shitën ishte ai i Blaisdell, në Bradford, Pennsylvania. Atëherë, “Zippo” prodhohej totalisht me dorë dhe kushtonte 1.95 dollarë.
Suksesi i tij u sigurua kur filloi të prodhohej gjerësisht për ushtarët amerikanë, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe ishin pikërisht ata që e bënë të njohur në nivel botëror.

Pas suksesit ekonomik, ajo që e ktheu në një cult për milionë duhanpirës në mbarë globin, ishte siguracioni për jetë që e shoqëronte dhe siguria që flaka e tij ndizet gjithmonë, edhe në prezencë të erës më të fortë. Dy karakteristika që ende i rezistojnë kohës.

(im/shqiptarja.com)