Një vatër zjarri e dyshuar si e vendosur qëllimisht në Vukatanë të Shkodrës u vu nën kontroll në kohë sot, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt banesave.
Sipas kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, zjarri u izolua dhe u shua falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve zjarrfikës, ndërsa personi i dyshuar për ndezjen e tij është shoqëruar në Policinë e Shkodrës.
Beci bëri të ditur gjithashtu se vetëm në 24 orët e fundit zjarrfikësit kanë ndërhyrë në pesë vatra zjarri dhe u bëri apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal për shkak të temperaturave të larta.
Lajmi kryesor:
Nga Dajti në Gurë-Lurë të Dibrës, 8 vatra aktive zjarri në vend! Ministria e Mbrojtjes: S'ka rrezik për zonat e banuara! Nga ajri është operuar me 3 helikopterë dhe 2 avionë







