Një zjarr masiv ka rënë në vendin e quajtur Mali i Derjes, në masivin e malit të Dajtit, afër antenave celulare.

Sipas emergjencave Civile, për shuarjen e flakëve po punohet duke hedhur ujë me helikopter, pasi zjarrfikëset e kanë të pamundur të ndërhyrjen për shkak të terrenit.
 
Njoftimi nga Emergjencat Civile:
Një zjarr masiv ka rënë në vendin e quajtur Mali i Derjes. Vatra e zjarrit gjendet në masivin e malit të Dajtit, afër antenave celulare.
 
Pylli i ndezur përbëhet nga drurë halorë, kryesisht pisha dhe bredha. Për shuarjen e flakëve po punohet duke hedhur ujë me helikopter.

Forcat e Zjarrfikëses dhe të Pyjores nuk mund të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thyer.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com