Bashkia Kukës shpëton nga zjarri Parkun Kombëtar Korab-Koritnik, në Ersekë digjen 15 hektarë dushqe e pisha (VIDEO)

Vendi ynë prej disa ditësh është përshirë nga një situatë anormale zjarresh. Së fundmi një zjarr masiv ka rënë në fshatin Boshanj të Ersekës, ku janë djegur 15 hektarë  dushqe dhe pisha. Zjarri është ndarë në 7 vatra dhe është krijuar vështirësi për të hyrë që të mundësohet shuarja e tij. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes por për shkak të terrenit të thyer ndërhyrja e tyre është shumë e vështirë.

VIDEO/Zjarri në Ersekë

Po ashtu një vatër e madhe zjarri ka rënë mbrëmjen e së martës në Njësinë Administrative Zapod të Kukësit. Zjarri u shfaq mbi fshatin Orçikël të livadhet e Zapodit, një nga zonat e mbrojtura të Parkut Kombëtar Korab-Koritnik. Ndërkohë Bashkia e Kukësit ka angazhuar efektivët e Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë,

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe banorët e zonës punuan për disa orë dhe bënë të mundur izolimin e zjarrit. Për shkak të terrenit mjaft të thyer malor, grupet e punës ecën në këmbë për disa orë, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit ishte i vështirë.


Si pasojë e temperaturave të larta ditëve të fundit në territorin e Bashkisë Kukës,ka patur edhe dy raste të tjera të rënies së zjarreve në pyje e kullota. Konkretisht në Njësinë Administrative Surroj. Zjarri ra në një zonë, ku automjeti zjarrfikës nuk mund të ndërhyjë. Ekspertët e Shërbimit Zjarrfikës, edhe pse zona ku kishte rënë zjarrit ishte tepër e vështirë ndërhynë për neutralizimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.

Kujtojmë që ditët e fundit ka pasur shumë raste zjarresh, qoftë të qëllimshme apo dhe nga shkaqe natyrore nga temperatura e lartë. Ditën e djeshme ndodhi një rast tjetër në Ersekë në vendin e quajtur Antenat, ku banorët e kishin vendosur për të pastruar tokën, por u arrit shuarja e tij nga forcat zjarrfikëse. Po ashtu situata të rënda me zjarrin kanë patur rrethet e Gjirokastrës, Fierit, dhe Shkodrës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital