Dy vatra zjarri në Korçë/ Digjen pemë frutore e jonxhë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme (VIDEO)

KORÇË- Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe toke në afërsi të rrugës nacionale Koçë-Ersekë, në vendin e quajtur Antenat.

Një banesë u rrezikua nga zjarri. Flakët e zjarrit ishin intensive dhe era favorizonte përhapjen e tyre.Dyshohet se zjarri ishte ishte i qëllimshëm dhe është vënë nga banorët për të pastruar tokën nga barërat. Dy zjarrfikëse ndërhynë në kohë dhe vunë në kontroll përhapjen e tyre.

Ndërkohë një zjarr është raportuar edhe në fshatin Zemblak. Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të mbjellash me pemë frutore dhe jonxhë. Nuk përjashtohet që zjarri të jetë i qëllimshëm. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse ku po punojnë për shuarjen e zjarrit. Siç raportohet, situata paraqitet e vështirë, pasi zjarri është i përmasave të mëdha dhe flakët po ndihmohen të përhapen nga era.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 13/08/2019 17:49

    Vetem katnart bojn gjona t tilla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ulja e temperaturave, ngrin segmenti i rrugës së Arbrit

Ulja e temperaturave, ngrin segmenti i rrugës së Arbrit