SHKODËR- Duket se ditët e nxehta të kësaj jave kanë kthyer në vatra zjarri pyjet në vend,ku rreth 40 hektarë pyje e kullota në Shkodër janë përfshirë nga flakët ditën e sotme. Zjarri ka përfshirë këto sipërfaqe pyjesh e kullotash në fshatin Melgush e në Bushat.

Tre zjarrfikëse kanë mbërritur në zonë për shuarjen e zjarrit madje dhe ushtria është mobilizuar duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve në Bushat, ndërsa në Melgush situata paraqitet më problematike. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forca të shumta policie e ushtrie.Vatrat e krijuara të zjarrit janë bërë rrezik për disa banesa që ndodheshin aty pranë, por situata po shkon drejt normalizimit

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)