Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë nënstacionin e energjisë elektrike në Krujë, ku janë djegur transformatorët kryesorë të tij.
Re të mëdha tymi kanë mbuluar zonën, ndërsa zjarri është përhapur në sipërfaqe bujqësore i favorizuar nga temperaturat e larta.
Si pasojë është ndërprerë energjia për të gjithë rrethin e Krujës.
Forcat zjarrfikëse kanë marrë nën kontroll situatën, ndërsa specialistët e OSHEE po punojnë për vënien në funksion të nënstacionit.
Shkak i këtij zjarri paraprakisht mendohet se është mbingarkesa dhe amortizimi i teknologjisë më të cilën funksiononte.
I gjithë rrethi i Krujës ndodhet pa energji elektrike dhe nuk dihet sesa kohë do të zgjasë kjo situatë.
Po për shkak të kësaj avarie do këtë probleme me furnizimin me ujë në zonën e Maminasit, Gjepales, Koxhasit Xhafzotaj dhe në qytetin e Shijakut.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com