Donin të gatuanin tost, zjarr në banesën e shqiptares në Greqi, dy binjakë 5-vjeçarë në gjendje kritike

Donin të gatuanin tost, zjarr në banesën e shqiptares në Greqi, dy binjakë 5-vjeçarë në gjendje kritike

Foto ilustruese

GREQI- Dy binjakë shqiptarë, një djalë dhe një vajzë janë në gjendje kritike për shkak të një zjarri që ka rënë në apartamentin e tyre në Athinë.

Dy të miturit kishin mbetur vetëm në shtëpi pasi nëna e tyre kishte ikur në punë dhe i kishte mbyllur brenda. 

Rreth orës 10 të paradites së sotme, ata vendosën që të gatuanin një tost nga i cili dyshohet se ka nisur dhe vatra e zjarrit. Pasi panë flakët, të miturit lajmëruan menjëherë zjarrfikëset, të cilat nxituan për të shuar zjarrin.

Binjakët u transportuan menjëherë në spital, ku edhe po marrin ndihmën e parë mjekësore. Në spital ndodhet edhe nëna e tyre, e cila është në gjendjes të keqe psikologjike për shkak të ngjarjes së ndodhur. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja