DHERMI - Banorët e Dhërmiut në Vlorë kanë mbetur për orë të tëra pa energji elektrike për shkak të zjarrit të rënë rreth mesditës së sotme në pyjet mes zonës së Kondraqës dhe Palasës.
Ka qenë CEZ shpërndarje që ka ndërprerë energjinë, si pasojë e rrezikut që mund të krijohej gjatë manovrave për shuarjen e flakëve.
Edhe pse fillimisht zjarri nuk është paraqitur problematik, favorizimi nga era ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi duke rrezikuar edhe disa banesa të cilat ndodheshin aty pranë. Zjarret kanë djegur rreth 25 hektarë pisha dhe ullinj.
Në vendngjarje kanë shkuar 5 zjarrfikëse, të cilat së bashku me banorët e zonës punuan për shuarjen e flakëve.
Policia e Vlorës njoftoi në mbrëmje se “janë ngritur grupe të posaçme hetimore të cilët kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe po punon për kapjen e arrestimin e tyre”.
Blutë e Vlorës njoftuan se zjarri është vënë në kontroll dhe nuk përbën më rrezik për banorët e zonës, por bënë thirrje për të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm ndërsa siguroi se çdo zjarrvënës do të përfundojë në pranga.
(im/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com