Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një zonë kodrinore në fshatin Qishbardhë, në Vlorë mbrëmjen e së dielës.

Fatmirësisht mëngjesin e sotëm flakët janë vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse.

Natën e kaluar era e fortë favorizoi përhapjen e flakëve, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ishte pamundur për shkak të terrenit të thyer dhe errësirës.

Ende nuk dihet nëse zjarri në këtë zonë ishte i qëllimshëm apo jo.

Lajm në përditësim…